Home»Bota»Kuba hap dyert për Coca Cola dhe McDonald’s. Po ç’bëhet me Fidelin?

Kuba hap dyert për Coca Cola dhe McDonald’s. Po ç’bëhet me Fidelin?

MCDONALD'S: NUOVO CROLLO VENDITE,CRISI NERA PER RE HAMBURGER
Ndërkohë që vazhdojnë provat për shkrirjen mes SHBA dhe Kubës, një prej bijve të Fidel Kastros i hap kanatë portat e ishullit komunist për simbolet e kapitalizmit amerikan: Coca Cola dhe McDonald’s. Biri i isht lider maximo-s ka pranuar më pas se sistemi politik kuban “ka bërë gabime” por nuk ka pranuar të përcaktojë se cilët kanë qenë. “Jemi pranë, mund të prodhojmë Coca Cola në Kubë. Po i bëjmë një pauzë socializmit tonë, por nuk do të heqim dorë”, ka thënë Alex Castro, i cili është edhe fotografi zyrtar i babait të tij, në një intervistë për America Teve.
Më tej, Alex ka zbuluar se Fideli i cili nuk shfaqet në publik që nga janari i vitit 2014, dhe fotografia e fundit e të cilit është e muajit gusht, jo vetëm është gjallë, por vazhdon të ketë dhe një ndikim të rëndësishëm mbi vëllanë e tij, Raul.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *