Home»Bota»Greqia: Nuk do të negociojmë me trojkën. Por, nuk vonon paralajmërimi…

Greqia: Nuk do të negociojmë me trojkën. Por, nuk vonon paralajmërimi…

gMinistri i ri i Financave i Greqisë thotë se qeveria e tij nuk do të negociojë me trojkën (BE, BQE dhe FMN) për kushtet e paketës së shpëtimit. Yanis Varoufakis tha se Greqia kërkon bisedime direkte me udhëheqësit e Eurozonës, për t’u përpjekur që të anullojë më shumë se gjysmën e borxheve që ka Greqia. Ai foli pas një takimi me Jeroen Dijsselbloem, kreu i grupit të ministrave të financave të Eurozonës. Dijsselbloem tha se Greqia duhet t’u përmbahet angazhimeve për reforma.
Ai tha se Greqia dhe Eurogrupi kishin një “interes të ndërsjellë në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë greke brenda Eurozonës”, dhe paralajmëroi Athinën që të mos veprojë në mënyrë të njëanshme për të rinegociuar paketën e shpëtimit.

https://www.youtube.com/watch?x-yt-ts=1422579428&x-yt-cl=85114404&v=bHwvnaIPmgY

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *