Home»Analiza»Tsunami, 10 vjet nga tragjedia: dhimbje, kujtim e rindërtim

Tsunami, 10 vjet nga tragjedia: dhimbje, kujtim e rindërtim

Dhjetë vjet nga katastrofa natyrore e tsunamit të 26 dhjetorit 2004, bota ka kujtuar 230 mijë viktimat e valës gjigande të provokuar nga termeti i tretë më e fuqishem i regjistruar ndonjëherë

tsunami

Pesëmbëdhjetë minuta, një interval kohe pa fund mes tërmetit të fortë përgjatë Sumatrës dhe fillimit të shkatërrimit nga vala e tmerrshme e tsunamit që në 26 dhjetor të dhjetë viteve më parë goditi brigjet e 14 vendeve të juglindjes aziatike.
Pas 10 vitesh nga kjo katastrofë natyrore e tsunamit, bota mbarë ndalon për të kujtuar 230 mijë viktima të valës gjigande të tërmetit në det, që ishte provokuar nga tërmeti i tretë më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë.
Kataklizmoja filloi në 7.58 me orën lokale indoneziane, kur regjistrohet një lëvizje sizmike e fortë me magnitudë 9.3 të shkallës Richter rreth 240 kilometra larg brigjeve të Sumatrës, Indonezisë, në thellësitë e oqeanit Indian në pikën e konvergjencës së dy pllakave tektonike. Lëkundja  zgjati tetë minuta, një kohë pambarim. Është trajtuar si tërmeti i tretë më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë, pas atij të Kilit në 1960 dhe të Alaskës në 1964. Në 15 minutat që pasuan, dallgët gjigande kanë filluar të godasin, duke filluar nga brigjet indoneziane, ku bilanci i të vdekurve ka qënë i rëndë, 168 mijë viktima.
Vala e lëkundjes vdekjeprurëse dhe e shkatërrimeve të tsunamit nuk ndaloi. Dallgët goditën mbi brigjet e Tailandës, të Sri Lankës, të Indisë jugore e ishujve Nikobare, Maldivet, deri në Afrikën lindore, Somali, Kenia e Tanzani. Dallgë të larta deri në 20 metra, me një shpejtësi rreth 700 kilometra në orë, kanë penetruar për kilometra në tokë në brendësi, duke zvarritur pas çfarëdollojgjëje që kanë hasur gjatë rugës së tyre, vendbanime, fshatra, njerëz. Dëshmitë tregojnë që e kanë parë detin të tërhiqet disa kilometra para se tsunami të godiste me tërë forcën e tij, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte pas pak.
Të vdekurit kanë qënë 230 mijë, midis të cilëve 54 italianë, qindra mijra prej tyre pa një çati ku të fusin kokën, apokaliptik skenari që është prezantuar në sytë e ndihmës së parë dhe pjesës tjetër të botës. Por historia e tragjedisë nga tsunami është edhe ajo e një bujarie pa precedent nga e gjithë bota, që ka ndihmuar të shpëtojë e t’i japë të ardhmen qindra e mijra njerëzve. E për sa dëshmon raporti, “Tsunami, 10 vjet më pas” i publikuar në javët e kaluara nga Oxfam, në të cilën nënvizohet si përgjigje ndaj kataklizmave më të këqia të dhjetëvjeçarëve të fundit, ka përfaqësuar një moment jetësor për sektorin humanitar ndërkombëtar. Një bilanc dramatik (rreth 5 milionë persona të goditur në 14 vende, 230 mijë viktima e 1,7 milionë pa çati) i ndjekur nga një valë e jashtëzakonshme financimesh për të përballuar emergjencën humanitare: 13,5 miliardë dollarë të mbledhur nga komuniteti ndërkombëtar, nga të cilat 40% të arritura nga donacionet e qytetarëve, fondacionet e sipërmarrjet.
Mbledhja e fondeve më të mëdha nga sektori privat në histori. “Një përgjigje humanitare me këtë prurje, nuk do të kishte qënë kurrë e mundur pa solidaritetin e jashtëzakonshëm e bujarinë e qytetarëve të të gjithë botës – shpjegon drejtoresha e përgjithshme e Oxfamit, Winnie Byanyima- Falë gjithë kësaj, qindra e mijëra njerëz kanë qënë në gjëndje të rindërtojnë jetën e tyre me dinjitet”.
e.xh./www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *