Home»Analiza»“Hiqini minat nga urat!” Lufta e Ftohtë “merr fund” dhe në Zvicër

“Hiqini minat nga urat!” Lufta e Ftohtë “merr fund” dhe në Zvicër

Pas  25 vjetësh nga rënia e Murit, çmontohen linjat  e mbrojtjes kundër pushtuesit sovjetik

uraAjo që sot agjencitë turistike e promovojnë si ura e miqësisë midis Zvicrës e Gjermanisë ka qënë për dhjetëra vjet një linjë e vërtetë fronti për Bernën. Bad Sackingen, monument kombëtar zviceran i ngritur në Mesjetë, bashkon dy anë të Reni-t: në perëndim qyteti gjerman, në lindje vendndodhja helvete e Steinit. E gjatë mbi 200 metra – është ura e mbuluar më e gjatë e Europës – gjatë luftës së Ftohtë ka qënë e mbushur me eksploziv, për ta shpërthyer në rast të një sulmi sovietik, për të ndaluar tanket armike, me  bindjen që pushtimi do të niste nga Gjermania Lindore. Bad Sackingen, si ura të tjera, tunele e galeri të kufirit, bënte pjesë në “arsenalin” me të cilin ushtria zvicerane garantonte “neutralitetin e armatosur” të Konfederatës, që ia ka dalë të mbetet jashtë konflikteve të fundit, madje edhe në Luftën e Dytë Botërore, kur e gjithë Europa ishte në flakë.
Vetëm tani, 25 vjet nga rënia e Murit dhe fundi i komunizmit në Europën Lindore, pjesa e fundit  e këtij “arsenali” do të çmontohet. Operacioni duhet të jetë përfunduar në këto ditë: për një përkim të çuditshëm, pikërisht kur marrdhëniet Lindje-Perëndim janë në pikën më kritike nga 1989, për shkak të konfliktit në Ukrainë. Edhe nëse ekzistenca e strukturave të minuara ishte vënë re, lajmi që kaq shumë prej tyre kanë mbetur të “armatosura” deri pak kohë më parë është pritur me habi nga shumë njerëz, mbi të gjitha mbi bregun gjerman të Renit. Deri Michael Rohrer, përgjegjësi i sektorit të ndërtimeve të qytetit të Bad Säckingen, ka deklaruar që nuk kishte dijeni të potencialit të eksplozivit në urë.
Vendimi për të çmontuar të ashtuquajturat veprat e minuara ishte ndërmarrë në fund të Luftës së Ftohtë, sapo erdhi e u zvogëlua kërcënimi sovjetik. Shumë struktura i janë nënshtruar që nga 1991, jo vetëm pasi kishte patur më pak kërcënim komunist por edhe sepse – shpjegon ushtria zvicerane, në faqen e saj në internet – për të pakësuar kostot e mirëmbajtjes, duke parë që sot është e mundur të kesh një efekt analog me mjete të lëvizshme që mund të vendosen me shpejtësi herë pas here.
Por procesi i çminimit ka ecur përpara ngadalë. Berna ka ndërhyrë në urat e kufirit kryesisht në vitet e fundit, në disa kalime mbi Ren vetëm në tetor. Motivi për të cilin është marrë kaq shumë kohë për ta kompletuar, thotë për Financial Times Christoph Brunner, një zëdhënës i ushtrisë, është kompleksiteti dhe sasia e materialeve për t’u hequr: “Është një operacion delikat e i komplikuar, që ka të bëjë me qindra objekte të ndryshme, por do të marrë fund brenda fundit të vitit”, siguron ushtaraku. Kur edhe ura e Bad Säckingen do të jetë “pastruar”.
e.xh./www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *