Home»Analiza»Zemërimi, protestat dhe fuqia e televizionit

Zemërimi, protestat dhe fuqia e televizionit

FERGUSON / Janë në mënyrën e tyre të kënaqur dhe ta thonë pa e stërholluar shumë: falë rrethit mediatik të ndërtuar rreth vrasjes së Michael Brownit, lagje zezakësh në rrethinë të një qyteti të humbur në mes të Amerikës është kthyer në qëndrën e botës. E ata ndihen protagonistët në atë skenë, ashtu si prindërit e tyre, por në tjetër mënyrë.  22 mijë njerëz dhe dhjetëra, ndoshta qindra rrjete televizivë amerikanë por edhe të huaj, që për ditë me radhë duhet të prodhojnë orë e orë emisione mbi Fergusonin: ka lavdi për të gjithë

ferguson“Trazirë”, trazirë, është një videogame shumë popullore. Por ajo e Fergusonit është më shumë sesa një lojë me kompjuter. Rreziqet janë aty, por të rinjtë këtu, edhe të ardhur nga anekënd Amerikës, i pranojnë: lotët që djegin fytin e pulmonet, marrjen e mendve, kanosjen e një nate të kaluar me pranga në duar. Mund të ketë edhe ndonjë plumb qorr, sigurisht. Të gjitha gjërat që ndihmojnë pompimin e adrenalinës në vena. Ndërsa baballarët e nënat e borgjezisë zezake të Fergusonit sfilojnë përpara telekamerave me veshjen e festës për të recituar propozimet e tyre për paqe – gra me takat me majë, me gjerdanë që të verbojnë, e me sytë me makiazh të praruar në lidhjet televizive të orës shtatë të mëngjesit – bijtë e getove fitojnë një çerek ore lavdi duke kërcyer përreth një veture të policisë, në mes të flakëve. Nën sytë e kamerave lakmitare, sigurisht. Të cilat në një farë mënyre, funksionojnë si “politici sigurimi” për rebelët. Është e vështirë që policia të shkaktojë represion, kur ka një lidhje direkte në television. E gjitha rrotullohet rreth ekuipazhit të rrjeteve të mëdhenj: Vëmendja e Amerikës, u magnetizua dy ditë më parë nga rrjeti ABC që me drejtuesin e vet George Stephanopoulos ka fituar ankandin për intervistën unike të dhënë nga Darren Wilson, polici që ka vrarë Michael Brownin, ndërkohë që CBS, tek “Morning Show” ka nxituar të ftojë babanë e Michaelit në studion e Charlie Rose.
Tërheqje nga telekamerat
Telekamerat janë gjithandej, për muaj me rradhë: Instrument i shenjtë gazetaresk që furnizon dëshmitë dhe ndihmon për të dhënë dritë, për të kuptuar. Por edhe një emblemë obsessive që nxit dhe mbron. Ndofta incidentet në Ferguson të cilat bëjnë xhiron në Amerikë do të kishin ndodhur gjithësesi, por sa shumë kanë peshuar muaj të tërë pritjeje, të përsëritur vazhdimisht prej kanaleve televizivë me 24 orë lajme?  Shumë protesta pas vendimit të gjyqit nga “grand Jury” kanë qënë spontane dhe të justifikuara. Është një numër i caktuar profesionistësh të dhunës – djem të organizuar si “black block” që shfaqen papritur natën në grupe me çantë shpine e maska antigas për të sulmuar policinë – të cilët do të hidheshin në sulm gjithësesi. Por rrjeti kabllor që ka nevojë për ngjarje dramatike për të bërë “audiencë” ka ushqyer tensionin dhe ka krijuar një aspekt dhune duke i dhënë shije raportimeve të gjata të lajmeve, në prag të vendimit, me pamjet e trazirave më të rënda të gushtit të fundit, shoqëruar me shpjegimin se këtë herë ato do të shkonin ndoshta më keq.
Skena
Djemtë zezakë që vijnë rrotull gjatë ditës, të qetë, midis trupave televizive të shpërndara në Florissant Road (rrugën Florissant), përqark komisariatit të policisë, janë qartësisht të kënaqur: ndoshta janë të njëjtët që natën kanë provuar drithmat e konfrontimit me Gardën Kombëtare, ndoshta jo. Por janë në mënyrën e tyre të kënaqur dhe ta thonë pa e stërholluar shumë: falë rrethit mediatik të ndërtuar rreth vrasjes së Michael Brownit, lagje zezakësh në rrethinë të një qyteti të humbur në mes të Amerikës është kthyer në qëndrën e botës. E ata ndihen protagonistët në atë skenë, ashtu si prindërit e tyre, por në tjetër mënyrë.  22 mijë njerëz dhe dhjetëra, ndoshta qindra rrjete televizivë amerikanë por edhe të huaj, që për ditë me radhë duhet të prodhojnë orë e orë emisione mbi Fergusonin: ka lavdi për të gjithë. Dhe “videoklipe” për të koleksionuar e për t’ua treguar një ditë nipërve. “Nuk më vjen shumë keq për dëmet: këtu jemi të gjithë të siguruar, vitrinat e thyera dhe dyqanet e djegur do t’i ripaguajnë. Problemi për mua është që nuk e di se çfarë do t’u tregoj tre djemve të mi”, më thotë Jerome Jenkins, pronari i Cathy’s Kitchen, një ndërmarje në Florisant, rruga kryesore në Ferguson, ndërsa zëvendëson një xham të thyer dhe mbulon të tjerët me panele dërrasash, duke parashikuar për vandalizma të tjera gjatë natës. “Si t’ua shpjegosh atyre këtë shpërthim të papritur të dhunës në një vend në të cilin ne zezakët nuk kemi patur kurrë probleme të veçanta? Sigurisht, policia është raciste, por nëse bën punën tënde askush nuk vjen të të prishë kutitë. Si do të jetë bashkëjetesa pas gjithë kësaj?” Arrijnë trupat televizive dhe Jerome, një trupmadh që të kujton paksa Seedorf-in (është 57 vjeç por tregon 45), tërheq vëmendjen e gazetarëve të televizioneve të cilët vihen në rradhë, një telekamer pas tjetrës. I tallur prej komshinjve (“Ej Jer, je bërë një yll”), ai ofrohet me dëshirë. Gjestet bëhen teatrale dhe nuk flet më për fëmijët, por filozofon mbi historinë e trazirave raciale:  kthehet deri në revoltën e ëatts të 1965-ës, bën krahasime midis rastit të Rodney Kingut dhe të reagimit për vrasjen e Michael Brownit. Rrjetet televizive, ndërkohë, mbushin hapësirat midis transmetimit të pamjeve të marra në sheshin e Fergusonit me debatet në studio. Si të mos lejohet në të ardhmen që veprimet e policisë në lagjet e zezakëve të degjenerojnë në konflikte jashtë kontrollit? Zgjidhja që propozon shumica, s’është nevoja të thuhet, është e tipit televiziv: një telekamera  e vendosur në ballin e çdo polici, në shërbim patrullimi. /Massimo Gaggi/corriere.it

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *