Home»Teknologji»Samsung do të krijojë telefona inteligjentë me ekran të përthyeshëm

Samsung do të krijojë telefona inteligjentë me ekran të përthyeshëm

sam

Kemi parë telefona inteligjentë me ekrane të lakuar nga Samsung dhe LG, por tani do të shohim telefon inteligjent me ekran që “ndahet në gjysmë”. Kompania koreane Samsung pati shfaqur një prototip të këtij ekrani para dy vjetësh, dhe premtoi që do të prodhohen pajisjet e para me ekran të përthyeshëm në vitin 2015. ZDNet raporton që divizioni Samsung Display ka konfirmuar se do të fillojë prodhimin në masë të ekraneve të përthyeshme duke filluar nga viti 2015.  Shefi ekzekutiv i divizionit Samsung Display, Lee Chang, njoftoi se kompania ka në plan të prodhojë 30 mijë deri në 40 mijë pajisje në muaj me ekran të lakuar deri në fundin e vitit të ardhshëm. Samsung Display shpreson që të shesë gjysmën e paneleve të saj tek kompanitë e tjera brenda tri viteve të ardhshme.  Ajo ka gjithashtu në plan që të ul kostot e prodhimit të ekraneve AMOLED, në mënyrë që të tërheqë më shumë klientë, si dhe të konkurrojë ekranet LCD.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *