Home»Galeri»Video»VIDEO / Këta fenomene shkenca nuk ka arritur ende t’i shpjegojë

VIDEO / Këta fenomene shkenca nuk ka arritur ende t’i shpjegojë

Ekzistojnë disa fenomene shkencorë që shkenca nuk është ende në gjendje t’i shpjegojë. Kush e di nëse këto detaje do të arrihet të gjejnë shpjegim në të ardhmen.

Shkëmbi i Kuiperit
Në skajet e Sistemit tonë Diellor precipitojnë disa shkëmbinj hapësinorë. Një shpjegim mund të jetë planeti X, i cili i largon mbetjet nga ajo zonë.
Efekti Placebo
Terapi të simuluara ose joefikase mundet që të shërojnë njerëzit. Efekti është ndoshta biokimik por mbetet i pashpjegueshëm
“Bloop”-i
Një zhurmë e fuqishme që vjen prej nëndetit u zbulua në oqeanin Paqësor në vitin 1997. Nëse është shkaktuar nga një kafshë, kjo e fundit duhet të ketë qenë shumë më e madhe se sa një balenë
Efekti “Nocebo”
Sugjestionimi në mënyrë negative i personave të shëndetshëm mund t’u shkaktojë atyre sëmundje. Për shembull diagnoza të gabuara të sëmundjeve vdekjeprurëse kanë shkaktuar zhvillimin e të njëjtës sëmundje.
Problemi i Litiumit
Sipas Teorisë së Big Bangut, në univers duhet të ketë 66% më shumë Litium. Kjo lë të kuptohet se ka probleme në një teori të tillë.
Anomalitë “Fly-by”
Graviteti i Tokës mund të shërbejë si katapultë dhe mund t’u ofrojë një shtytje anijeve kozmike që kalojnë pranë. Kjo shtytje është më e fortë se cfarëdolloj gjëje tjetër të njohur nga fizika.
Materia e errët
Në dukje Big Bangu ka krijuar më shumë materie se sa antimaterie. Kjo mungesë ekuilibri nuk bazohet në asnjë teori dhe nuk ka asnjë shpjegim për arsyen e saj.
Serra e Eocenitit
Temperaturat në Pole në epokën e Eocenitit ishin afro 15-20 gradë. Modelet klimatikë aktualë nuk arrijnë të shpjegojnë këtë ngrohje ekstreme globale.
Boshti i të Keqes
Anomalia e shpërndarjes së temperaturës së rrezatimit në fund të mikrovalëve. Kjo shpërndarje duhej të ishte rastësore por duket sikur ndjek një skemë.
Fluksi i fshehtë
Galaksitë po përshpejtojnë drejt një pike në mes të konstelacioneve të Kentaurit dhe Velës. Ndoshta i tërheq dicka shumë e madhe. Mbase një tjetër univers.
www.bota.al
sundog

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *