Home»Sport»UEFA mbylli sytë dhe vendosi politikisht

UEFA mbylli sytë dhe vendosi politikisht

sralbSkandal i vërtetë i UEFA-s, që në vend të drejtësisë, ka zgjedhur diplomacinë politike, duke shkelur mbi faktet e pakundërshtueshme në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në mënyrë surprizuese për mbarë opinionin ndërkombëtar, Komisioni Disiplinor i qeverisë europiane të futbollit, në një tentativë të qartë për të ruajtur ekuilibrat në kurriz të të vërtetës, vendosi në fakt ta kthejë në nul ndeshjen e turpshme të Beogradit, pasi nga njëra anë vendosi që ndeshja të fitohet në tavolinë nga Serbia me rezultatin 3-0, ndërsa nga ana tjetër për aktet e dhunës në Beograd vendosi t’i heqë 3 pikë Serbisë pra praktikisht është sikur ndeshja të mos ishte luajtur.
Përveç humbjes në tavolinë me rezultatin 3-0 Shqipëria është dënuar edhe me një gjobë financiare prej 100 mijë eurosh, ndërkohë që Federata Serbe e Futbollit dënohet me 100 mijë euro gjobë, si dhe zhvillimin me dy ndeshje pa tifozë nga ana e përfaqësueses serbe të futbollit.
Pavarësisht dhunës që u pa në sytë e gjithë botës nga ana e tifozëve serbë, pavarësisht turpit që ndodhi në Beograd dhe precedentëve botërorë të huliganizmit nga ana e serbëve, UEFA ka vendosur të mbyllë sytë, gojën dhe veshët duke zgjedhur balancat politike, me Shqipërinë që tashmë do ta apelojë këtë vendim fillimisht në Komisionin e Apelit dhe pas ezaurimit të këtij hapi, për të synuar që drejtësia të vihet në vend në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë./ SS

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *