Home»Analiza»Skandal në USA / Qeveria u ka paguar pensionet nazistëve

Skandal në USA / Qeveria u ka paguar pensionet nazistëve

Konkluzionet shokuese të një hetimi nga Associated Press kanë zgjatur dy vjet: janë dhënë në këmbim të daljes nga vendi

nazi

Ekzekutues të kampeve të përqendrimit nazist, torturues të të burgosurve, shfarosës. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, qeveria amerikane ka biseduar me dhjetëra kriminelë të Luftës së II Botërore, që ia kishin dalë të strehoheshin në territorin e saj dhe të fshiheshin mes popullsins. Ajo vendosi që ata të largohen vullnetarisht nga Amerika, dhe në në këmbim, u premtoi t’u paguajë pagesë mujore të të drejtave të pensionit të mbledhura në Shtetet e Bashkuara.
Një hetim i agjencisë të shtypit Associated Pres ka nxjerrë në dritë aktivitetin gjysëmklandestin të OSI (Zyra E Hetimeve Speciale) një sektor i departamentit të Shtetit e krijuar me detyrën që t’i japë shkelmin kriminelëve nazistë. Agjencia u krijua në 1964, kur zbuloi që ish shefi i një kampi të përqëndrimit gjerman, Hermine Braunsteiner-Ryan jetonte fshehtas në Shtetet e Bashkuara. Detyra që iu besua kësaj ishte të zbulonte raste të tjera të ngjashme e të hynte në bisedime për ekstradimin drejt vendeve të origjinës.
HETUESIT HEBREJ
Pjesa e parë e aktivitetit është realizuar me sukses, e shpesh me bashkëpunimin e hetuesve hebrej që e kishin për zemër këtë detyrë. Agjencia ka gjetur më shumë se 100 ish ushtarakë të SS-ve refugjatë në Amerikën e Veriut. Më e vështirë, përkundrazi pothuajse e pamundur ka qënë të bindje Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe vendet e tjera Europiane për t’i rimarrë kriminelët, për të rihapur dosjet dhe plagët e hapura gjatë periudhës naziste. Nga ana tjetër, nazistët e individualizuar nuk ndiqen penalisht në USA sepse krimet janë kryer jashtë vendit.
Hetuesit janë gjendur përpara personave që ishin plakur duke punuar në komunitetet e humbura të periferisë amerikane, shpesh të integruar mirë në komunitetin lokal, e që kishin maturuar të drejtën për pension. Të mbijetuarit e Holokaustit në fund të fundit nuk duronin idenë të dinin që ata ishin të lirë, mbase edhe afër shtëpisë. OSI ka përfunduar duke adoptuar një zgjidhje solomonike: ka negociuar skemën e pensioneve që do të lejojë ish-nazistët për të mbijetuar, i ka transportuar me avion në vendin e tyre europian që kishin zgjedhur ata vetë, e kështu kanë arritur që të hiqnin dorë vullnetarisht nga qytetaria amerikane. Praktika e Nazi dumping (hedhja e nazistëve) ka shpërndarë në vendet komunitare të paktën 66 ish kriminelë të Luftës së II, nga të cilët katër janë akoma gjallë e vazhdojnë të marrin pensionin amerikan. Midis tyre është gardiani i Aushvicit Jakob Denzinger, i cili në 89 ka braktisur fabrikën e materialeve plastike që kishte hapur ne Ohio e është transferuar në një fermë në bregun kroat të lumit Drava. Një tjetër ish SS, 95 vjeçari Martin Hartman është kthyer në Bernino ku jeton në kushte anonimati. Edhe ish komandanti i SS-ve Michael Karkoc, i zbuluar vitin që shkoi në Minesota, mund të ketë të drejtën për të mbajtur pagesën nëse në fund të hetimit do të dojë të largohet nga SHBA.
Shtëpia e Bardhë e di se çfarë po ndodh dhe ajo është zënë ngushtë. Administrata Klinton në vitin 1997 kërkoi t’ia heqi OSI-t këtë instrument të negociatave, por iniciativa u bllokua nga i njëjti Kongres Botëror i Hebrenjve, me frikën që humbja e fuqisë për bisedime përfundon me demotivimin e agjencisë në detyrën e përzënies së SS-ve të fundit që janë nëpër USA. Po ka përfunduar kështu me heshtje, ndërkohë që miliona dollarë të Thesarit USA kanë ngushëlluar vitet e fundit të jetës të kriminelave nazistë. Dhe vazhdojnë ta bëjnë.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *