Home»Histori»Irani mashtroi Shtetet e Bashkuara, për ta nxitur drejt pushtimit të Irakut

Irani mashtroi Shtetet e Bashkuara, për ta nxitur drejt pushtimit të Irakut

SERIA: Teori të diskutueshme prapa tragjedive në kohë lufte

Lufta shpesh nxjerr anën më të keqen të njerëzimit. Tragjedia godet njerëz të panumërt, si ushtarakë edhe civilë kështu që mund të na tërheqë kërkimi i arsyeve. Ndërsa disa shpjegime janë pranuar gjerësisht, të tjerat janë tepër të diskutueshëm dhe mbeten tobjekt të debateve të ashpër

irani

Irani

Deri më sot, lufta në Irak ka marrë jetët e dhjetëra mijërave ushtarëve të koalicionit. Disa vlerësime për viktimat irakiane arrijnë deri në gjysmë milioni. Me daljen e fraksioneve kryengritëse si ISIS, duket se nuk do të ketë fund dhuna në rajon. Shumëkush e vë gishtin mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’u futur në luftë me Irakun. Ndërsa shpjegimi zyrtar për pushtimin ishte gjetja e armëve të shkatërrimit në masë, spekulimet lidhur me një gjueti për naftë dhe flori kanë qenë mjaft popullore. Disa kanë fajësuar Ahmed Chalabi-n, dikur i quajtur “Xhorxh Uashingtoni i Irakut,” i cili thuhet se ka nxitur Shtetet e Bashkuara për të larguar armikun e tij të vdekshëm, Sadam Huseinin, duke u ofruar informata të rrejshme, në lidhje me programin bërthamor të Irakut. Ata pretendojnë se Chalabi mund të ketë qenë i lidhur me një tjetër element agresive për Shtetet e Bashkuara: Iranin.
Të tjerë pretendojnë se Irani mund të ketë qenë pas gjithë kësaj historie, dhe Chalabi bashkë me dezertorët e tjerë mund të kenë qenë përdorur jo zgjuarësisht nga Irani për të çuar përpara axhendën e tij. Një dezertor i tillë i Irakut besohet të ketë si prioritet interesat e Iranit mbi Amerikën, dhe disa dokumente në lidhje me programin bërthamor të Irakut janë konsideruar nga ekspertët si të falsifikuara. Ato fillimisht janë shkruar në persisht nga një shkencëtar iranian, përpara se të përktheheshin në arabisht.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *