Home»Ekonomi»Të pajtojmë konkurueshmërinë dhe çrregullimin klimatik!

Të pajtojmë konkurueshmërinë dhe çrregullimin klimatik!

klimaNga Jean-Louis Chaussade

(Drejtor i përgjithshëm i Suez Environnement)

Samiti për klimën i organizuar nga OKB-ja më 23 shtator në Nju Jork shënon hapjen e një vitit vendimtar për negociatat ndërkombëtare mbi klimën.

Në raportin e 5 të të Grupit të ekspertëve ndërqeveritarë mbi evolucionin e klimës (GIEC), komuniteti shkencor ndërkombëtar ka paralajmëruar politikwbërwsit e të gjithë botës mbi urgjencën për të kufizuar rritjen e temperaturave mesatare të planetit tonë me 2°C, deri në fund të shekullit në raport me nivelet paraindustriale, me qëlllim që të evitohen pasojat katastrofike në mjedisin tonë natyror, si dhe të pengojnë në mënyrë të pakthyeshme mënyrat tona të jetesës.

Kjo thirrje na përfshin të gjithë: qytetarët, OJQ-të dhe sigurisht kompanitë dhe ndërmarrjet.

Duke ftuar shoqërinë civile në Samitin mbi klimën, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, BanKi-moon, dëshiron që lufta kundwr çrregullimeve klimatike të jetë një nga objektivat prioritarw të organizatës.

Nëse një marrëveshje universale dhe juridikisht e detyrueshme është e domosdoshme për të caktuar një kuadër rregullator për pakësimin e gazrave me efekt serre, zgjidhjet konkrete për të vënë në zbatim këto politika kërkojnë angazhimin e kompanive dhe të ndërmarrjeve.

Ato njohin tashmë realitetin e ngrohjes klimatike dhe pasojave të saj: shtimi i katastrofave natyrore, shtimi apo intensiteti i episodeve klimatike të tejskajshme, shkatwrrimi i burimeve natyrore, rritja e numrit të rajoneve që i nënshtrohen streseve hidrike (47% e popullsisë botërore e përfshirë në horizontin e vitit 2030, sipas OKB-së).

Përballë këtyre ngjarjeve ekstreme, qytetet janë në mënyrë të veçantë të pambrojtur: në qytete është përqëndruar një pjesë e madhe e popullsisë botërore dhe shumica e aseteve ekonomike, me 4 000 miliardw dollarw të rrezikuara deri në vitin 2030, sipas projektit “Carbon Disclosure Project”.

Përballë kësaj sfide të madhe, ndërmarrjet vwnë në zbatim zgjidhje. Ato lejojnë të zbuten efektet e çrregullimit klimatik, duke kufizuar çlirimin e gazrave me efekt serre, por gjithashtu edhe t’i përshtaten pasojave të saj.

Revolucioni teknologjik është në lëvizje, e shohim atë çdo ditë në sektorët e ujit dhe të mbetjeve: ne do të dyfishojmë përpjekjet në fushën e kërkimit dhe të inovaconit për të siguruar fuqinë e zgjidhjeve të ekonomisë cirkulare, duke u nisur nga valorizimi energjetik dhe në fushën e mbetjeve, për të shpikur teknologji të reja që do të lejojnë të sigurohet disponueshmëria në burime në ujë, në cilësi dhe në sasi.

Këto zgjidhje janë në shërbim të qytetit të së nesermes: një qytet inteligjent, i qëndrueshëm dhe një qytet pa karbon.

Përshtatja ndaj ndryshimit klimatik është në qendër të këtij peisazhi të ri: zhvillimi i teknologjive lejon të zotërojmë konsumin tonë të burimeve natyrore dhe të energjisë, dhe t’i paraprihet shtrirjes urbane, duke marrë parasysh rreziqet klimatike.

Disa realizime teknike të kohëve të fundit, sidomos shkripëzimi i ujit të detit dhe administrimi në kohë reale i rreziqeve të përmbytjes, dëshmojnë për një nivel pjekurie të industrisë botërore, përballë ndryshimit klimatik.

Është koha që t’i shpalosim këto zgjidhje në një shkallë më të madhe. Kjo do të jetë një nga sfidat e samitit të 23 shtatorit, për të shqyrtuar kushtet. Sigurisht në një kontekst ekonomik të vështirë, përpjekja është e madhe për të kaluar në plan të dytë luftën kundwr ndryshimit klimatik.

Në disa vënde të Jugut dhe të Veriut, përshtatja është konsideruar si një frenim për rritjen ekonomike. Por a është realisht oportune të kundërshtohet lufta klimatike për imperativat ekonomike? A mos duhet të kemi një model të ri të rritjes ekonomike, duke marrë në konsideratë ndryshimet klimatike dhe që është në gjëndje të krijojë punësim?

Ky model i ri duhet të rishqyrtojë disa elementë thelbësorë të ekonomisë tonë. Ashtu siç është në disa sektorë, ai do të shpërblehet mbi performancën mjedisore, i financuar nga investitorë të sensibilizuar ndaj sfidave të klimës, në gjëndje që t’i japin një sinjal të vërtetë çmimi për konsumatorët dhe që mbështeten, jo më mbi një funksionim en silo, por në sinergji efikase midis aktorëve dhe sektorëve industrialë. Ky model që merr në konsideratë ndryshimet klimatike, nuk mund të vihet në zbatim pa sinjale të qarta nga ana e pushteteve publike.

Ky është në fakt kuptimi i inisiativës të Bankës Botërore “Put a Price on Carbon”, që “Suez Environment” e mbështet. Ndërmarrjet nënshkruese të kësaj deklarate janë të gatshme të ndajnë njohuritë e tyre me qeveritë dhe t’i ofrojnë mbështetjen e tyre për inisiativat kombëtare dhe rajonale të tarifimit të karbonit, për të nxitur lindjen e një çmimi të karbonit në shkallë botërore.

Në fakt, pasiguria mbi çmimin afatgjatë tw karbonit është pengesa madhore për pronësimin nga ndërmarrjet e luftës kundra ndryshimit klimatik.

Rënia e çmimit të 1 Ton CO2 në Evropë, si rezultat i një shkatwrrimi të tregut të kuotave nga nxitjet për energjitë e rinovueshme dhe nga rregulloret në fushën e efikasitetit energjitik, është një ilustrim i përsosur i saj.

Ekzistenca e një rregulloreje të karbonit në shkallë botërore do t’i nxisë ndërmarrjet të investojnë në zgjidhjet teknologjike dhe energjitike novatore dhe do të ndihmojë planetin të rigjejë rrugën e qëndrueshmërisë. /Le Monde/

 

Akti i parë i Axhendës pozitive për klimën

Samiti për klimën i 23 shtatorit është rasti për të krijuar një dinamikë të matur për karbonin në shkallë botërore, duke thurur partneritete midis qeverive, organizatave ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve. Ky është akti i parë i Axhendës pozitive për klimën dhe një thirrje për të punuar së bashku, me qëllim që të arrihet një nivel bashkëpunimi dhe novacioni, si rrugë e vetme për të lejuar tranzicionin drejt një rritje të qëndrueshme.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *