Home»Analiza»RUSIA / Më pak fuçi, buxheti në rrezik

RUSIA / Më pak fuçi, buxheti në rrezik

Embargo i pret krahët Putinit. Pesimizëm në Rusi: GDP mund të bjerë me 10 %
Armëpushimi i brishtë në Ukrainë mbahet mbi këto shifra, dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Sergei Lavrov kërkon një “rifillim” të ri me SHBA, ka nga ata që përgatiten për një rrethim të madh. Dje, kreu i hekurudhave ruse, Vladimir Yakunin, një mik historik i Putinit, u ka bërë thirrje kolegëve të tij oligarkë që “të shtrëngohen përreth komandantit, ta mbrojnë me trupin e tyre, në një luftë informacioni që Perëndimi ka nisur për të shkatërruar vlerat tradicionale ruse”

putin naftaRubla vazhdon të bjerë, dhe dje këmbimi i vendosur nga Banka Qendrore ruse u ndal vetëm pesë kopekë nga pragu psikologjik i 50 për një Euro, ndërkohë që në raport me dollarin, monedha kombëtare ruse ka mbetur vetëm një hap larg nga pragu i 40-ës, dmth në 39.4. Pavarësisht optimizmit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Alexey Uliukaev, që kohët e fundit kishte parashikuar një forcim të dollarit pas kapërcimit të “disa sinjaleve negativë për investitorët”, zbritja vazhdon dhe analistët e shohin si të pashmangshëm ndërhyrjen e Bankës Qendrore, edhe për të ngopur kërkesën e madhe për likuiditete në valutë nga ana e kompanive ruse.
Kreditë afatgjata perëndimore janë bllokuar prej sanksioneve, ndërkohë që askush nuk ka ngrirë huatë, dhe kështu të hyrat pësojnë rënie. Goditjet e sanksioneve fillojnë të ndihen, si në xhepat e rusëve të zakonshëm, që paguajnë kundër-sanksionet ndaj ushqimeve perëndimorë që ka vendosour Kremlini me një rritje drastike të çmimeve (10% në muaj, dhe për disa kategori deri në 30-40%), ashtu edhe për oligarkët me shtrëngimin që pësojnë perandoritë e tyre. Dje, ministria e Energjisë ka marrë kërkesën e kompanisë më të madhe shtetërore të naftës, Rosneft, për të hapur Fondin e mirëqenies kombëtare, “thesarin e vockël” të lënë mënjanë për pensionet dhe projektet infrastrukturorë, me qëllim që t’i bëhet e mundur të paguajë borxhet disa miliardësh që u ka bankave perëndimore.
Mediat ruse kanë zbuluar se qeveria u ka shtuar tre skenarëve të zhvillimit ekonomik për muajt e ardhshëm, edhe një të katërt, “totalisht negativ”, që parashikon rënien e rublës në 48 për dollar si dhe kolapsin e GDP me 10% (aktualisht parashikohet një rritje me 0.5% në 2014-ën). Një katastrofë që merr parasysh sanksionet dhe reduktimin e çmimeve të naftës deri në 80 dollarë për fuçi. Edhe pse Igor Sechin, bosi i Rosneftit dhe një prej fajkonjve për pranë Putinit, shprehet i sigurtë se nuk do të bjerë nën 90 dollarë, që gjithësesi do të ishin më pak se parashikimi 93-96 dollarë të parashikuar në fillim të vitit dhe shumë më pak se çmimi 110 dollarë që i kish mundësuar Rusisë t’i hynte aventurës krimeniane.
Zëvendëspresidenti i Lukoil, Leonid Fedun parashikon një ndalim të rritjes së nxjerrjes së naftës që këtë vit: vendburimet e vjetër po shterojnë dhe për të tjerët nevojiten investime dhe teknologji që mund të gjenden vetëm në perëndim. Edhe Gazpromi ka parë një rënie të eksporteve të tij drejt Europës, për shkak të rënies së kërkesës.
Armëpushimi i brishtë në Ukrainë mbahet mbi këto shifra, dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Sergei Lavrov kërkon një “rifillim” të ri me SHBA, ka nga ata që përgatiten për një rrethim të madh. Dje, kreu i hekurudhave ruse, Vladimir Yakunin, një mik historik i Putinit, u ka bërë thirrje kolegëve të tij oligarkë që “të shtrëngohen përreth komandantit, ta mbrojnë me trupin e tyre, në një luftë informacioni që Perëndimi ka nisur për të shkatërruar vlerat tradicionale ruse”. /la stampa/

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *