Home»Analiza»Oklahoma, xhihadisti i pret kokën koleges

Oklahoma, xhihadisti i pret kokën koleges

oklaNjë person nga Oklahoma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i preu kokën koleges së tij të enjten. Ai tani akuzohet për vrasje. Ende nuk është e qartë nëse sulmi erdhi për shkak të një tërbimi të momentit apo për shkak se ishte pushuar nga puna. Por ka spekulime se veprimi i tij ishte një akti xhihadi. Sipas BBC, Alton Nolan mori thikën dhe vrau kolegen e tij në një fabrikë ushqimesh.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Moore. Së fundmi thuhet se Nolan, i dënuar dikur për sulm ndaj një oficeri të policisë, kishte nisur të joshej nga ideologjia e militantëve islamikë. Në faqen e tij në Facebook shihen foto të luftëtarëve islamikë, ndërsa ai e kishte ndërruar emrin ne Jah-Keem Yisrael. Ai postonte edhe fotot e tij me veshje islamike dhe vargje fetare për ‘ditën e gjykimit’. Kjo ka bërë që policia të hetojë mundësinë e dimensionit xhihadist në këtë krim. Një gazetë lokale shkruante se Nolen u pushua nga puna pasi ai nisi një debat në lidhje me nevojën që gratë të vriten me gurë nëse dhunojnë ligjin islamik. Një dëshmitar tha se ai thërriste vargje islamike, ndërsa i priste kokën viktimës së tij.
Por ai nuk e ka vizituar ndonjëherë xhaminë kryesore në Oklahoma. Besimtarët myslimanë të kësaj zone janë distancuar prej tij. Megjithatë ndaj tyre ka nisur zemërimi i popullatës së krishterë. Yousef Elyassin thotë se ka marrë kërcënime me email dhe telefon.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *