Home»Analiza»Historia e një martese që u lidh në 1707-ën

Historia e një martese që u lidh në 1707-ën

Një vështrim në kohën kur Skocia dhe Anglia, të paktën në parlament dhe në perandori, u bashkuan më 1707

skocia0101Për aq kohë sa nuk kanë mbetur gjallë vetëm njëqind prej nesh, ne në asnjë rrethanë nuk do të vihemi nën sundimin anglez. — Deklarata e Arbroath, viti 1320.

Në këtë Deklaratë, të shkruar Papës Gjoni i XXII-të në 1320, disa vite pas ngjarjeve të pasqyruara në filmin “Braveheart”, skocezët deklaronin se nuk do t’u nënshtroheshin kurrë anglezëve. Të dy vendet kanë qëndruar thikë më thikë për shekuj me radhë, duke u alternuar midis periudhash lufte dhe paqeje. Megjithatë, në vitin 1707, politikanët skocezë votuan shkrirjen e parlamentit të tyre dhe ju bashkuan një parlamenti të ri britanik të ndodhur në Westminster të Anglisë. Ndërsa ky veprim ndodhi në një Traktat Bashkimi të negociuar prej dy shtetesh sovrane, shumica e skocezëve nuk kishte kurrfarë iluzioni: atë qenë partneri i vogël në këtë marrëveshje. Atëhere, duke pasur parasysh historinë e të dy vendeve, si ranë dakord skocezët për një traktat të tillë?

Në një kthesë ironike të fatit, James i VI-të i Skocisë ishte familjari më i afërt i gjallë i Mbretëreshës Elizabeth të I-rë të Anglisë në momentin e vdekjes së saj në vitin 1603. Ndërsa James nuk ishte trashëgimtari i preferuar, ai ishte jo vetëm protestant, por edhe një monark me përvojë që kishte treguar se mund ta kontrollonte një fisnikëri të copëzuar. Më pas, me 25 korrik 1603, mbreti skocez nga Shtëpia Stuart u kurorzëua Mbreti James i I-rë i Anglisë. Nga ky Bashkim Kurorash, të dy vendet e veçanta, Anglia dhe Skocia, patën të njëjtin monark. Në aspekte të tjera, ata mbetën dy vende të veçanta me parlamentet, sistemet ligjore dhe kishat shtetërore të tyre. Megjithatë, vendi jugor i ishullit ishte më i madh, më i pasur dhe më i fuqishëm. Mbretërit skocezë, me marrjen e rezidencës në Londër, rrallë ktheheshin në Skoci. Për pasojë, skocezët patën një monark mungues që tregoi interes të pakët ndaj mbretërisë veriore të tij, përveçse kur mendonte se Skocia duhet të ishte më shumë si Anglia.

James i VI-të dhe i I-rë u pasua nga i biri, Charles i I-rë, dhe nipi i tij Charles i II-të, që vdiq pa një trashëgimtar legjitim në 1685. Charles i II-të u pasua nga vëllai i tij, James i VII-të dhe i II-të. Anglia dhe Skocia qenë të dyja vende fuqimisht protestante në atë kohë, por James që katolik. Në 1688, kur një djalë dhe trashëgimtari i tyre lindi dhe u pagëzua në kishën katolike, James u përmbys nga shtetasit e tij, anglezë dhe skocezë, në atë që u bë i njohur si Revolucioni i Lavdishëm. William i Orange dhe bashkëshortja e tij, Mary Stuart, vajza e James të VII-të dhe të II-të, u bënë bashkëregjentë të Anglisë dhe Skocisë. Ashtu si të gjithë mbretërit Stuart përpara tij, William qe shumë më tepër i interesuar që të promovonte interesat e Anglisë sesa ato të Skocisë. Një shembull i këtij favoritizmi shikohet në fatin e Skemës Darien. Parlamenti skocez mbështeti një plan për krijimin e një kolonie tregtare në Istmin e Panamasë. Kompania rezultuese grumbulloi fonde nga pothuajse çdo banor i Skocisë. Anglezët, hollandezët dhe spanjollët kishin perandori tregtare të përtejdetit dhe skocezët donin të kishin të tyren.

Tani, për hir të së vërtetës, plani skocez qe konceptuar keq qysh nga fillimi. Panamaja kontrollohej nga spanjollët dhe ishte e mbushur plot me epidemi; mallrat tregtare që morën me vete qenë të zgjedhura keq. Tregtarët anglezë qenë të frikësuar se mos skocezët do ta shkelnin monopolet tregtare angleze. Ëilliam nuk kishte kurrfarë dëshire sa që të zemëronte shtetasit e tij, as Mbretin e Spanjës, me të cilin dëshironte paqe. Kështu, William vendosi që të prirej nga Spanja në emër të subjekteve të tij skocezë kur u përballën me pothuajse katastrofën. Katastrofa totale ndodhi në 1699 kur 300 të mbijetuar prej 1200 kolonëve fillestarë u kthyen në Skoci. Vlerësohet që më shumë se 50 përqind e kapitalit të vendit u investua në Skemën Darien dhe çdo qindarkë e saj u humb. Në të njëjtën kohë që Skema Darien po zbulohej, Skocia përjetoi një zi buke mbarëkombëtare pas një çerekshekulli korrjesh të mbara. Vlerësimet më të fundit sugjerojnë se popullsia u zvogëlua deri në masën 15 përqind si pasojë e vdekjeve dhe emigracionit gjatë “7 viteve të këqija”. Përveç zisë së bukës dhe katastrofës ekonomike të Skemës Darien, Ëilliam i III-të dhe kombi anglez i tij qenë aktivë në disa luftëra evropiane. Ëilliam priste që mbretëria skoceze e tij të siguronte njerëz dhe armë për këto ndërmarrje ushtarake. Këto luftëra i shkatërruan tregtinë e Skocisë me partnerët kontinentalë të tyre. Veç kësaj, English Navigation Acts e bënë të paligjshme për Skocinë që të bënte tregti me kolonitë amerikanoveriore. Për pasojë, tregtarët skocezë u bënë gjithnjë e më shumë të varur nga tregtia me Anglinë.

Mbretëresha Mary vdiq në vitin 1694 pa lënë fëmijë pas. Nga 1700 u bë e qartë se bashkëshorti i saj, mbret në të drejtën e tij, gjithashtu do të vdiste njëlloj. Trashëgimtarja e tyre Anne Stuart, motra më e vogël e Mary, shpejt do të varroste fëmijën e saj të 17-të dhe të fundit. Ndërsa kishte shumë trashëgimtarë nga ana Stuart, ata qenë të gjithë katolikë, me përjashtim të njërit: Sophia, Elektorja e Hanover, mbesa e James të I-rë. Duke mos dashur të kishte një monark katolik, Parlamenti anglez miratoi Act of Succession në vitin 1701. Ky ligj e ndalonte cilindo që ishte vetë apo që martohej me një katolik roman të bëhej mbret apo mbretëreshë e Anglisë. Gjithashtu, ligji përcaktoi suksesionin në degën hanovriane të familjes Stuart. Anglezët patën vepruar pa e konsultuar Parlamentin skocez. Ndërsa skocezët nuk qenë më shumë entuziastë nga anglezët në pasjen e një monarku katolik, ata e kishin një lidhje me Shtëpinë Stuart e cila kishte sunduar Skocinë qysh nga viti 1371. Për të mos përmendur këtu faktin që nuk pëlqenin që vendimet lidhur me kurorën skoceze të vendoseshin nga Parlamenti anglez. Parlamenti skocez u përgjigj me Act of Security në vitin 1703. Ky ligj përcaktonte se pasuesi i fronit të Skocisë duhej të ishte i linjës mbretërore të Skocisë dhe nuk do të ishte i njëjti person si pasues i kurorës së Anglisë përveçse kur plotësoheshin kushte të caktuara. Këto kushte përfshinin pavarësinë e kurorës dhe parlamentit skocez, ashtu si dhe aftësinë e skocezëve për të bërë tregti me këdo që dëshironin, përfshi kolonitë angleze. Arsyeja e vetme që ku u miratua nga Mbretëresha Anne në vitin 1704 qe se, në shkëmbim të nënshkrimit të saj, ajo siguronte financimin ushtarak aq të dëshiruar nga Skocia.

Një ligj i dytë, Act anent War and Peace (fjala anent në gjuhën skoceze nënkuptonte rreth apo lidhur me), u miratua gjithashtu nga parlamenti skocez në vitin 1703. Ky ligj i jepte të drejtën Parlamentit skocez që, pas vdekjes së Mbretëreshës Anne, të vendoste në të gjitha çështjet e luftës dhe paqes me vende të tjera. Aktualisht, ishte monarku ai që i merrte këto vendime. Skocezët qenë të lodhur nga fakti që duhej të luftonin dhe të paguanin për luftëra të shpallura nga Mbreti i Anglisë. Anglezët ju përgjigjen këtyre goditjeve skoceze me Alien Act e vitit 1705. Ky ligj deklaronte se derikur skocezët të pranonin suksesionin e Sophia, Elektores së Hanover në fronin skocez ose të fillonin të negocionin një bashkim të parlamentit skocez me atë anglez, atëhere, nga ai moment e prapa, tregtia skoceze me Anglinë do të ndalohej dhe skocezët që jetonin në Angli do të trajtoheshin si të huaj. Skocezët ranë dakord me termat skoceze. Në vitin 1705, Mbretëresha Anne përzgjodhi njerëz tashmë të influencuar nga bashkimi për të shërbyer si komisionerë skocezë në negociata, të cilat filluan në Londër në prill të vitit 1706. Duke hyrë në negociata, skocezët qenë të preokupuar më së pari për probleme kushtetuese dhe ekonomike. Anglezët qenë të preokupuar për sigurinë kombëtare të tyre, pasi gjëja e fundit që kishin nevojë ishte që Skocia ta pushtonte Anglinë ose që Franca ta pushtonte Anglinë nëpërmjet Skocisë. Ekzistonin preokupime të mëdha ndërsa anglezët qenë të përfshirë në luftëra europiane.

Ndërsa negociatat vazhduan gjatë vitit 1706, anglezët bënë lëshime nga propozimi fillestar i traktatit nga ana e tyre. Skocezët donin të ruanin kishat shtetërore, sistemin ligjor dhe atë arsimor të tyre. U miratua një ligj që garantonte pavarësinë e kishës skoceze. Ashtu siç u miratua, traktati mbronte mallrat të caktuara tregtare skoceze, u siguronte “rimbursime” investitorëve të Skemës Darien, ruante sistemin arsimor dhe atë ligjor skocez dhe binte dakord që regalia e Kurorës Skoceze do të qëndronin në Skoci. Megjithatë, anglezët dhe skocezët patën opinione të ndryshme lidhur me strukturën qeverisëse të Bashkimit. Skocezët imagjinonin një bashkim federal që do t’i lejonte Skocisë që ta ruante parlamentin e saj brenda një kornize kushtetuese të re. Anglezët kërkonin një Bashkim përfshirës në të cilin parlamenti anglez dhe ai skocez do të shkriheshin. Do të krijohej një parlament britanik i ri në Pallatin Westminster në Londër. Skocezët do të kishin të drejtë që të dërgonin 45 përfaqësues në Dhomën e e re të Komuneve të parlamentit të bashkuar, një fraksion të përfaqësisë së tyre në Parlamentin skocez. Bashkimi qe kontradiktor. Pati pamflete të botuara në favor dhe kundër tij; shumë qytetarë demonstruan nëpër rrugë lidhur me propozimin. Por shumica e mosmarrëveshjes ishte nëse duhej të arrihej ose jo një lloj aranzhimi qeverisës me Anglinë – për shkak se qe e qartë që Skocia nuk mund të vazhdonte ashtu siç ishte. Debati ishte se çfarë lloj Bashkimi ishte ai dhe se kundërshtia ndodhi për atë sesa para ishte paguar nga anglezët për të siguruar një Bashkim përfshirës. Pavarësisht kundërshtimit brenda Parlamentit skocez dhe midis popullit skocez, Traktati i Bashkimit u miratua me një votim 110 me 69 me 16 Janar të vitit 1707. Pse e miratuan skocezët një Traktat Bashkimi përfshirës? Studiuesit janë të ndarë lidhur me çështjen, një ushtri angleze po grumbullohej në kufirin jugor të Skocisë dhe një gjë e tillë mund të kishte qenë një shqetësim. Gjithashtu, pati edhe stimuj monetarë; pjesërisht për të kompensuar disa skocezë për Skemën Darien dhe pagesa për anëtarë të veçantë të Parlamentit skocez. Skocia siguroi edhe akses ligjor në tregtinë me kolonitë e përtejdetit të Anglisë.

Me 25 mars të vitit 1707 Parlamenti skocez u mblodh për herë të fundit. Bashkimi u bë tërësisht funksional me 1 maj të 1707 kur Parlamenti i ri britanik u mblodh në Westminster. Kjo martesë interesi pati një fillim të vështirë. Një lëvizje për ta hedhur poshtë Bashkimin mezi u mund në vitin 1713, pati rebelime të armatosura nga mbështetësit e Shtëpisë Stuart dhe thirrje të mëpasme për Home Rule. Përfitimet ekonomike e Bashkimit nuk e arritën Skocinë deri në vitet 1740s. Qysh nga ai moment e prapa, dorë dorës me partnerët e saj Angli, Irlandë dhe Uells, ata ndihmuan që Perandoria Britanike të bëhej një fuqi botërore. Pavarësisht shekujve që pasuan, skocezët e kanë ruajtur një identitet të qartë, të ushqyer pjesërisht nga historia e veçantë dhe kisha, arsimi dhe sistemi ligjor i veçantë i tyre. Shpesh ndjenin se nevojat e tyre shpërfilleshin në një parlament të bashkuar të dominuar nga përfaqësues anglezë. Kjo pakënaqësi e arriti pikun e saj në 1997, kur skocezët votuan në mënyrë dërrmuese në favor të “decentralizimit” dhe miratuan një plan për një parlament të ri skocez me tagrin e taksimit. Ky parlament i decentralizuar do të kishte kontroll mbi vendime të caktuara që kishin të bënin me Skocinë, ndërsa vendimet ndërkombëtare dhe mbarëkombëtare do të vendoseshin nga një parlament i bashkuar në Westminster. Ky sistem që ndoshta ai që shumë skocezë kishin në mendje në vitin 1707. Pavarësisht shumë përfitimeve nga Bashkimi, ka pasur gjithmonë një farë pakënaqësie me të në pjesë të popullsisë skoceze. Ndërsa Bashkimi hyn në shekullin e katërt të tij, duket se kjo pakënaqësi po rritet.

Parlamenti i rikrijuar skocez është mbi një dekadë i vjetër dhe skocezët po besojnë gjithnjë e më shumë në aftësitë e tyre për ta qeverisur me sukses veten e tyre. Gjithashtu, shumë skocezë ndjejnë se po largohen ideologjikisht nga fqinji jugor i tyre. Për pasojë, një referendum për pavarësinë do të mbahet në Skoci me 18 shtator 2014. Në vitin e përvjetorit të 700-të të Betejës së Bannockburn, beteja që përgatitet të fillojë në fund të “Braveheart”, të gjithë banorët e Skocisë do të jenë në gjendje të votojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Ndryshe nga viti 1707, kur fati i tyre u vendos nga një grup i vogël elitash politike dhe sociale, të cilët mund të kenë votuar me interesat e tyre në mendje dhe jo ato të kombit apo banorëve të tij.

(nga History Magazine)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *