Home»Histori»Skandale që tronditën Vatikanin

Skandale që tronditën Vatikanin

vatikaniVatikani është një prej institucioneve më të fshehtë që ka njohur ndonjëherë bota. Megjithatë, përgjatë viteve ai është tronditur prej skandaleve të shumtë, ku të gjithë kërcënuan të njollosnin një herë e mirë reputacionin e Kishës. Për shembull…
Priftërinjtë miqësorë ndaj nazistëve
Disa peshkopë dhe priftërinj janë akuzuar se kanë ndihmuar oficerë të rangjeve të lartë të nazistëve që t’i shpëtonin drejtësisë në fund të luftës së dytë botërore. Një prej këtyre peshkopëve ishte Alois Hudal. Në krye të një kolegji për trainimin e priftërinjve nga 1923 deri në 1952, Hudali i ndante hapur pikëpamjet e tij pronaziste dhe besohet se ka ndihmuar dhjetëra nazistë të rangjeve më të lartë që të arratiseshin. Një telegram i zbuluar kohët e fundit mes Hudalit dhe Hitlerit vetëm sa e inkriminon më tej priftin. Një prift kroat, Krunoslav Draganovic është akuzuar gjithashtu se ka luajtur një rol kyc në organizimin e arratisjes së nazistëve.
Kohët e fundit, profesori i Harvardit, Kevin Madigan ka argumentuar se Vatikani ishte në dijeni të veprimeve të Hudalit dhe Draganovicit, madje i ka mbështetur “si një lloj programi mëshire papnore për nacional socialistët dhe fashistët”. Megjithatë, të tjerë historianë dhe vetë Vatikani kanë vënë në diskutim pretendimet e Madiganit, duke argumentuar se pikëpamjet pronaziste të Hudalit kanë shkaktuar vazhdimisht përplasjeme Papatin. Sipas këndvështrimit të tij, nëse zyrtarë të lartë nazistë kanë përdorur ndonjëherë programin e refugjatëve të kishës për t’u arratisur, kjo ka ndodhur vetëm kur ata kanë fshehur identitetin e tyre nga zyrtarët e Kishës.
vijon

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *