Home»Analiza»Përse zbatohet keq e drejta ndërkombëtare humanitare?

Përse zbatohet keq e drejta ndërkombëtare humanitare?

Le Monde

e drejtaNga Ukraina në Siri, nga Iraku në Republikën e Afrikës qendrore, konfliktet që trondisin planetin kanë një pikë të përbashkët. Me përjashtim të natyrës së tyre shkatërruese, ato janë të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare humanitare (e njohur gjithashtu e drejta humanitare), objektivi i të cilës është mbrojtja e të gjithë viktimave të luftës.
E ratifikuar pothuaj nga të gjitha kombet, e Drejta Ndërkombëtare Humanitare, më 22 gusht 2014 festoi 150 vjetorin e themelimit të saj .
Një përvjetor i trishtë për këtë parim universal, kur janë rritur krahas mizorive të luftës dhe shkeljet e kësaj të drejte, të denoncuara rregullisht .
Sipas të dhënave të Qendrës së Kërkimit “Humanitarian Outcomes”, në vitin 2013 u vranë në terren 155 punonjës  humanitarë, 66 % më tepër në krahasim me vitin 2012. E njëjta tendencë vrehet edhe për vitin 2014, me 79 të vrarë nga janari deri në gusht  2014.
Dobësia kryesore e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare qëndron në vështirësinë e zbatimit  të saj.
Çfarë është e Drejta Ndërkombëtare Humanitare ?
E quajtur gjithashtu  “e drejta e luftës”, e drejta ndërkombëtare humanitare është një tërësi rregullash që inkuadrojnë konfliket e armatosur, lidhur me ndihmat për të plagosurit, popullsinë civile, të burgosurit si dhe trajtimin e metodave të luftës.
Ajo ka lindur më  22 gusht 1864, me ratifikimin e Konventës së parë të Gjenevës, shqetësimi i secilës në kohën e betejave dhe përballjeve midis ushtrive perandorake, ishte e vetmja mbrojtje e ushtarëve të plagosur. Me të njëjtin ritëm si lufta, e drejta humanitare është pasuruar dhe ndërlikuar, por parimet e saj themelore kanë mbetur shumë të thjeshta:
Ndalimi i vrasjes apo plagosjes të një ushtari të  dorëzuar;
mbrojtja e të sëmurëve dhe të plagosurëve dhe dhënia e ndihmës;
detyrimi për të lejuar ndihmat thelbësore për mbijetesën e popullsisë nëse karakteri humanitar dhe i paanësisë  është i garantuar;
mbrojtja e ushtarëve të kapur rob kundra trajtimeve çnjerzore apo poshtëruese;
ndalimi për të marrë për shenjë civilët. Gjithashtu duhet të evitohen  sulmet që rrezikojnë të shkaktojnë viktima civile. Civilët nuk mund të jenë zhvendosur me forcë;
ndalimi i shkatërrimit të mjeteve të jetesës së popullsisë civile duke sulmuar rezervat e ujit të pijshëm, spitalet, banesat apo  mjetet e transportit jo ushtarak.
Si zbatohet ajo?
E drejta humanitare u hartua nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), organizatë humanitare zviceriane e krijuar në vitin 1863. KNKK është  garant i të drejtës ndërkombëtare  e cila i është paraqitur shteteve për ratifikim  dhe roli i saj është që t’i kujtojë atyre tekstet për të cilat ato janë angazhuar për t’i respektuar ato . E drejta humanitare  nuk është në cilësinë e gjykatësit dhe mbështetet në tre principe për të mbrojtur viktimat e konflikteve të armatosur: pavarësinë, neutralitetin dhe paanësinë.
Një shtyllë tjetër e rëndësishme e  KNKK është konfidencialiteti, një karakteristikë  e cila nga njëherë ja vlen të kritikohet, sidomos kur është dëshmitare e shkeljeve të të drejtës humanitare. Në fakt para se shkeljet të bëhen publike, organizata i drejtohet në konfidencialitet të plotë, palëve të përfshira në konflikt që të përpiqen të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Eshtë në sajë të këtij nocioni  që KNKK vlerson që mund të arrijë besimin e të gjitha palëve të përfshira në një konflikt të armatosur dhe për t’i ardhur në ndihmë të gjithë viktimave të luftërave, pa dallim.
Si ka evoluar ajo për një shekull e gjysëm  ?
E drejta humanitare ka njohur tre evolucione madhore. Së pari konventat e Gjenevës të vitit  1949, që mori për bazë tekstin e hartuar në vitin 1864 dhe e pasuroji atë, duke u mbështetur sidomos në Konventën e Hagës të vitit 1907, që ka të bëjë me ligjet e luftës.
Pas luftës së dytë botërore, nuk është pra vetëm çështja e të plagosurve në fushën e betejës dhe të burgosurve të luftës: e Drejta ndërkombëtare humanitare përfshin gjithashtu metodat e luftës, si dhe nocionin e mbrojtjes së civilëve.
Në vitin 1997, e drejta u plotësua me  dy protokolle shtesë, që forcuan mbrojtjen e viktimave në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, por gjithashtu për herë të parë në konfliktet e brëndshme të armatosura apo luftërat civile.
Në vitin 2005, një studim i gjerë i bërë mbi praktikën e çdo shteti në fushën të drejtës ndërkombëtare humanitare u botua nga  KNKK, me një bazë të dhënash të drejtës humanitare. Kjo punë e madhe vuri në dukje ekzistencën e 161 rregullave të të drejtës ndërkombëtare humanitare  e zakonshme që  lejon të shmanget një dobësi të madhe të drejtës ndërkombëtare: mos ratifikimin e saj nga disa vënde.
Kështu pas 150 viteve të saj të ekzistencës, e drejta humanitare konsiderohet “e plotë”. Për  Françoise Bouchet-Saulnier, drejtore juridike e Mjekë pa kufi dhe autore  e “Fjalorit praktik të të drejtës humanitare”, nuk është çështja që të flasim për vjetërim: “E drejta humanitare jep një kuadër të mjaftueshëm, me kusht që ta intepretosh dhe ta zbatosh atë me mirëbesim”.
Cilat janë dobsitë e  të drejtës ndërkombëtare humanitare ?
Një nga kufizimet kryesore të të drejtës ndërkombëtare megjithëse nuk është më i rëndësishmi, është zbatimi i keq i saj: “Problemi i kësaj të drejte nuk është se ajo është vjetëruar, por zbatimi i keq i saj  . E  nënshkruar nga  195 shtete atë mund ta konsiderojmë se  është pothuaj universale, megjithatë në mënyrë paradoksale, ajo është objekt i shkeljeve të përsëritura”, shpjegon Frédéric Joli, zëdhënës i  Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq francez.
Në praktikë, e drejta humanitare është themeli, mbi të cilin mbështeten palët ndërluftuese  dhe organizatat humanitare gjatë një konflikti të armatosur. Çdo konflikt i armatosur bëhet objekt i një skenari të ri, i negociatave të reja për ta zbatuar atë dhe ai i referohet nga ndërluftuesit  në funksion të  interesave të tyre.
Kjo është një nga vështirësitë e mëdha të të  drejtës ndërkombëtare humanitare: “Çdo palë interpreton të drejtën në favorin e saj, duhet pra në mënyrë imperative të rezistohet në interpretimin  me dredhi të palëve në konflikt. Nëqoftëse nuk negociohen ndihmat, nuk arrihet asgjë. E drejta kërkohet”, shprehet Françoise Bouchet-Saulnier.
Për të ndrequr këtë të metë, KNKK dhe Zvicra qysh prej vitit  2012 po zhvillojnë konsultime me shtetet dhe përfaqsuesit e shërbimeve shëndetsore, me synim që të gjinden mjete për të respektuar sa më mirë të drejtën ndërkombëtare.
Dobësia e dytë madhore e të drejtës ndërkombëtare humanitare ishte mungesa deri në vitin 2002, e instrumentave që lejonin të dënoheshin shkeljet e të drejtës humanitare gjatë konflikteve të brëndshme. Për deri sa, tani që një mjet i tillë ekziston me ngritjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, aspekti i saj njëkohësisht detyrues dhe bindës e ngurtëson të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare: “E drejta humanitare është ndërlikuar me gjykatat. Eshtë e nevojshme që t’i kthehemi një zbatimi që të jetë i destinuar në veprimin dhe jo vetëm e orientuar drejt dënimit”, shpjegon e Françoise Bouchet-Saulnier. Por vitet e para të ekzistencës të  Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk kanë dhënë shumë rezultate.
Me çfarë sfidash ballafaqohet?
Nëqoftëse e drejta ndërkombëtare është sot e  “përditësuar”, ajo sistematikisht rishikohet në vijim të një konflikti. Sipas mjekut të përgjithshëm Eric Darré: “150 vjetori na jep rastin për të shtruar çështjen e sfidave të drejtës komunitare, por në realitet çdo vit që ka një konflikt, e vë në diskutim atë. Ndofta do të duhet të jetë më proaktive”, vlerëson ai.
Aktualiteti dëshmon se ekziston një hendek midis praktikës të drejtës ndërkombëtare dhe teksteve të të drejtës humanitare. Megjithatë, duke u mbështetur në këto tekste dhe duke negociuar rast pas rasti, organizatat humanitare arrijnë të shkulin kompromise për ta zbatuar atë.
Për David Forsythe, profesor në universitetin e Nebraska-Lincoln (SHBA) dhe specialist i KNKK, puna e kryer nga organizatat humanitare është nganjëherë e pamjaftueshme dhe përcaktuese: “Bota është në një gjëndje aq të mjerueshme, sa që nganjëherë them me vete që është mjaft pozitive që ne kemi mundur të realizojmë operacione humanitare. Organizatat bëjnë një punë të jashtëzakonshme, edhe nëqoftëse ato nuk arrijnë në rezultate të jashtëzakonshme”.

Pergatiti S. Metani

BOTA.AL

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *