Home»Enciklopedike»Mbreti William II Rufus

Mbreti William II Rufus

Seria: Udhëheqës botërorë që vdiqën në rrethana misterioze

williamWilliami II ishte djali i dytë i William Pushtuesit. Arrogant dhe zemërak, ai e sundoi shumë keq Anglinë. Në 2 gusht, 1100 Williami iu bashkua një grupi gjahtarësh që përfshinin vëllanë e tij më të vogël, Henryn në Neë Forest. U ndanë në dy grupe, duke e lënë Williamin me një shoqërues që quhej Walter Tirel. Ai i dha Tirelit dy prej gjashtë shigjetave të tij, duke komentuar: “Eshtë e drejtë që shigjetat më të forta t’i shkojnë njeriut që bën goditjet më vdekjeprurëse”. Pak më vonë, një prej këtyre shigjetave ishte ngulur në kraharorin e tij.
Me sa duket, Tireli kishte shënjestruar një dre por doli huq, duke goditur kështu mbretin dhe duke  e vrarë. Aksidente të tillë në gjueti ishin të zakonshëm. Vetë Williami e kishte humbur vëllanë më të madh dhe një kushëri për shkak të shigjetave të pabindura. Tirel u largua me shpejtësi nga skena, nga frika e pasojave.
Por Williami mund të mos ketë qenë viktimë e një aksidenti të thjeshtë. A mund të ketë qenë Tireli pjesë e një komploti për të vrarë mbretin?
Vëllai më i vogël i Williamit, Henry që e pasoi atë, sigurisht që kishte një motiv të fortë. Dhe ai rendi me galop për të siguruar kurorën në ëinchester, edhe teksa shërbëtorët ishin duke larguar trupin e vëllait. Përvec kësaj, ai u bë shumë bujar me familjen e Tirelit. A mos ishte një shpërblim për vrasjen?
Më vonë, një teori ka dalë, sipas të cilës Tireli ka punuar me një agjent francez, Raul d’Equesnes, i cili donte ta vriste Williamin për të parandaluar pushtimin e Francës prej tij. Nëse është e vërtetë, plani ka funksionuar pasi Mbreti Henry e anuloi pushtimin sapo mori fronin.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *