Home»Horizonti.al»Shkence»E thjeshtë? Pa mendojeni dhe një herë!

E thjeshtë? Pa mendojeni dhe një herë!

nje plus njeKa shumë gjëra në këtë botë që njerëzit nuk i kuptojnë sepse, bota në fakt është një vend shastisës. Por ne mund të gjejmë gjithmonë ngushëllim në faktin që ka disa koncepte dhe ide vërtetë të thjeshta, që mund t’i kuptojmë të gjithë. Megjithatë, ashtu si ndodh shpesh në jetë, nëse fillon e sheh nga afër disa prej këtyre koncepteve, atëherë do të kuptosh që në fakt ke hapur një kanace të madhe me krimba.
– Prova që “1+1=2” është 300 faqe e gjatë
Ekuacioni 1+1=2 është ndoshta copëza më fillestare e matematikës, që shumica prej nesh e ka mësuar, sepse mbledhja dhe zbritja janë ndoshta konceptet më të thjeshtë në matematikë. Nëse ke një mollë dhe dikush të jep një mollë tjetër, atëherë ke dy mollë. Sipas të njëjtës logjikë, nëse ke dy mollë dhe dikush ta merr njërën, atëherë të mbetet një mollë. Eshtë një fakt universal i jetës, që kapërcen barrierat si gjuha apo raca. Dhe prandaj kjo e bën fjalinë e mëpasshme vërtetë të pabesueshme: Prova që 1=1=2 është më shumë se 300 faqe e gjatë, dhe nuk u vërtetua në mënyrë përfundimtare deri në shekullin 20.
Stephen Fry shpjegon se në fillim të shekullit 20, Bertrand Russell donte të vërtetonte në mënyrë përfundimtare se matematika funksiononte, kështu që ai filloi me konceptin më të thjeshtë që ne dimë, dhe vazhdoi në përpjekjen e tij për të provuar që 1+1=2. Megjithatë, ajo që duket si një detyrë tmerrësisht e lehtë, i hëngri matematicienit dhe filozofit 372 faqe me mbledhje komplekse. Zgjidhja e madhe u publikua si Principia Mathematica në tre vëllime, të cilët ju ftojmë t’i lexoni nëse nuk keni gjë tjetër për të bërë në dy javët e ardhshme.

Komentoni

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *