Home»Enciklopedike»Britania testoi armë kimike (me popullin e saj)

Britania testoi armë kimike (me popullin e saj)

Seria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë

chemicalGjatë Luftës së Ftohtë, qeveria britanike ishte shumë e shqetësuar se lufta biologjike e Gjermanisë do ta shkatërronte vendin. Fatmirësisht, ata gjetën vendin e përsosur për të testuar efektet e baktereve të rrezikshëm në një ishull: Britaninë.
Mes viteve 1945 dhe 1970, ushtria britanike kreu një seri testesh të armëve kimike dhe biologjike mbi popullin e vet. Shumë prej këtyre ishin kryesisht beninjë, duke përfshirë lëshimin e baktereve të padëmshëm për të testuar se si përhapeshin në të gjithë vendin. Por disa prej testeve bëheshin me substanca të rrezikshme.
Për shembull, mes viteve 1955 dhe 1963, avionë RAF lëshuan sasi të mëdha sulfid zinku në të gjithë vendin. Substanca fluoreshente ishte e lehtë të pikasej dhe ofronte një shembull të përsosur se si mund të përhapeshin armë kimike më të rrezikshme. Substanca nuk ishte testuar për aftësi toksike përpara se të lëshohej.
Në një tjetër rast, bakteri E.coli u lëshua nga një anije e ankoruar pranë bregut, duke ekspozuar potencialisht 1 milionë persona. Të tjerë teste janë akuzuar se kanë shkaktuar aborte në Dorset. Qeveria britanike vazhdon të këmbëngulë se të gjithë testet ishin të sigurtë, por sido që të jetë, ekspozimi i qytetarëve të tu ndaj substancave misterioze pa u thënë paraprakisht, është gjë minimumi e debatueshme.
Jo se britanikët ishin të vetëm në këtë gjë. Në vitet 1950, SHBA spërkati me sulfid zinku zonat e afro-amerikanëve me të ardhura të ulëta në St. Louis. Zyrtarëve vendas iu tha se qeveria po testonte një perde tymi që do të mbronte qytetin prej vëzhgimeve nga ajri. Arsyeja e vërtetë ishte se ushtria mendonte që St. Louisi i ngjante qyteteve rusë që ata mund të vendosnin të sulmonin. Spërkatësit e motorizuar që shpërndanin kemikatin qëndronin në shkolla. Eshtë thënë, ndonëse nuk është provuar, se thërmijat radioaktive në substancë mund të jenë përgjegjëse për numrin e lartë të të sëmurëve me kancer në qytet.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *