Home»Sport»Berhami: Messi i lutej Zotit kur Xhemaili goditi shtyllën

Berhami: Messi i lutej Zotit kur Xhemaili goditi shtyllën

behrami mesiFutbollisti i kombëtares zvicerane, Valon Behrami ka treguar disa detaje të rëndësishme të ndeshjes mes Zvicrës dhe Argjentines në Kupën e Botës. Sipas tij, kur sulmuesi shqiptar Blerim Xhemaili gjuajti me kokë topin në minutat e fundit të ndeshjes, Messi po i lutej Zotit që topi të mos hynte në portë. “Deri sa Blerimi gjuajti me kokë, e pashë Messin se si i lutej Zotit që topi mos hynte në portë”, tha ai. Valon Behrami ka pasur detyrën më të vështirë si mbrojtës i Zvicrës për ndeshjen me Argjentinën, ku i është dashur të jetë ‘hija’ e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messit. Ai tregon se e ka kryer më së miri këtë detyrë, sa që ka marrë lavdërime të shumta. Behrami shton se një moment ka qenë aq afër Messit duke mos e lejuar këtë të fundit të lëvizë shpejt, aq sa Messi është detyruar të shtyjë futbollistin shqiptar nga Mitrovica. “Nuk e di nëse duhet të jemi krenar për lojën apo të zhgënjyer për mundësinë e humbur për të shkruajtur historinë. Bëmë një gabim dhe u dënuam”, tha Behrami.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *