Home»Analiza»Vodafone, power to you! Apo Vodafone, power to the Government?

Vodafone, power to you! Apo Vodafone, power to the Government?

Helen Wakefield illustrationKanë ikur kohët kur ne mendonim që qeveritë mund të përgjonin telefonatat tona, përmes procedurave zyrtare e naive si “fletë-mandatet”. Megjithëkëtë, vetëm tani, pas skandalit të madh Snowden/NSA, kompani si Vodafone po përpiqen të jenë më transparente. Në një raport “zbulues” me 40 mijë fjalë, kompania shumëkombëshe e telefonisë celulare thotë se “një numër i vogël” nga 29 shtete ku ajo operon kërkon që të ketë “akses të drejtpërdrejtë në rrjetin e operatorit të telefonisë”, duke anashkaluar kështu cdo lloj kontrolli që operatori do të ishte patur mbi privatësinë e klientëve të tij. Sigurisht, Vodafone nuk përmend emra, duke qenë se po të vepronte në këtë mënyrë do të shkelte po ato ligje që ka rënë dakord të zbatojë, me qëllim që të bëjë biznes me ta që në krye të herës.

Nuk është hera e parë që Vodafone ka patur përplasje për shkak të marrëveshjeve me qeveritë. Gjatë revolucionit egjiptian të vitit 2011, për shembull, kompania u dërgoi mesazhe të gjithë abonentëve të saj egjiptianë, me të cilët mbështeste presidentin Mubarak dhe ku i përshkruante protestuesit si “kriminelë”. Edhe sot, Egjipti është një prej gjashtë shteteve që nuk lejon Vodafone të publikojë asnjë lloj informacioni mvi rregjistrimet e qeverisë, bashkë me Indinë, Katarin, Rumaninë, Afrikën e Jugut dhe Turqinë. (Nuk mund të thuhet nëse këta janë të njëjtët shtete që këmbëngulin të kenë akses direkt në telefonatat e qytetarëve).

Në fakt, Vodafone nuk ishte i vetmi operator që dërgonte mesazhe të dyshimtë në Egjipt, dhe raporti i ri i kompanisë thekson se kompania thjeshtë zbaton ligjet që edhe operatorë të tjerë janë të detyruar të zbatojnë. Me fjalë të tjera, shumë kompani të telefonisë celulare mund “të kenë shitur shpirtin”, por tani vetëm Vodafone është aq e guximshme sa që të na japë një ide të “faturës”.

Ndersa pikepyetjet per Shqiperine dhe klientet shqiptare te kompanise, me shume gjase do te mbeten pa pergjigje, ne lidhje me nderhyrjet e qeverise shqiptare dhe bashkepunimin e kompanise per pergjimet massive.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *