Home»Horizonti.al»Shkence»Sa të ligj bëhen njerëzit… Eksperimenti i frikshëm i Universitetit të Stanfordit

Sa të ligj bëhen njerëzit… Eksperimenti i frikshëm i Universitetit të Stanfordit

Stanford_Prison

Eksperimenti i burgut të Stanfordit ishte një studim psikologjik i reagimit të qenieve njerëzore ndaj burgimit si dhe efektet në sjellje si tek autoritetet, ashtu edhe tek të burgosurit. Eksperimenti u krye në vitin 1971 nga një ekip studiuesish që udhëhiqeshin nga psikologu, Philip Zimbardo në Universitetin e Stanfordit. Studentë vullnetarë luajtën role si të gardianëve, ashtu edhe të të burgosurve, duke jetuar në një burg të sajuar në bodrumin e ndërtesës së fakultetit të psikologjisë në Stanford.

Të burgosurit dhe rojat u përshtatën shumë shpejt me rolet e tyre, duke shkuar përtej kufijve të asaj që ishte parashikuar si dhe duke shkkatuar situata të rrezikshme dhe të dëmshme psikologjikisht. Një e treta e rojave u zbulua se shfaqën tendenca sadiste, ndërkohë që shumë prej të burgosurve u traumatizuan emocionalisht dhe dy prej tyre u desh të largohen shumë herët nga eksperimenti. Në fund, Zimbardo, i alarmuar prej sjelljes gjithnjë e më abuzive dhe antisociale të studentëve të tij, i dha fund para kohe eksperimentit.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *