Home»Analiza»Angela Merkel i thotë David Cameronit: Mos kërcëno!

Angela Merkel i thotë David Cameronit: Mos kërcëno!

ASWEDEN-EU-COMMISSION-DIPLOMACY-ECONOMYngela Merkeli i ka thënë David Cameronit që të mos e kërcënojë me mundësinë e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, në mesin e një mosmarrëveshjeje që ka lindur, e që përqëndrohet tek zgjedhja e presidentit të Komisionit Europian. Kryeministri britanik po përpiqet që të bllokojë ish-kryeministrin e Luksemburgut, Jean-Claude Juncker që të sigurojë postin më të lartë në Bruksel. Qeveria britanike shqetësohet se ai është shumë i prirur drejt një integrimi të mëtejshëm të BE-së, dhe do të dëmtonte cdo përpjekje për të negociuar terma më pak shtrëngues për Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, Junckeri është kandidati i preferuar për kancelaren gjermane dhe ajo e përsëriti mbështetjen për të gjatë një konference të përbashkët shtypi me Cameronin, sot në mëngjes.

Në një kundërpërgjigje publike jo pak sikletosëse, Merkeli i tha Cameronit se “kërcënimet” nuk janë pjesë “e frymës europiane”, të cilës duhet t’i përmbahen udhëheqësit e BE-së. Thuhet se kohët e fundit Cameron i ka thënë Merkelit se është e mundur që emërimi i Junckerit federalist do i shtyjë votuesit britanikë që të zgjedhin të largohen nga unioni.

Junckeri është kandidati i Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë – grupi më i madh në Parlamentin Europian, pas zgjedhjeve të 25 majit. Sipas Traktatit të Lisbonës, Këshilli Europian – që përbëhet nga liderë të ish shteteve anëtarë – duhet “të marrë parasysh zgjedhjet për Parlamentin Europian” kur zgjedh kandidatin për presidencën, i cili më pas duhet të miratohet me votim.

Por Cameroni po përpiqet të sigurojë mbështetjen e disa aleatëve për të bllokuar Junckerin.

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *