Home»Analiza»Kennedy dhe Clinton përsëri bashkë. Tani, vajza e JFK, në krah të Hillarysë

Kennedy dhe Clinton përsëri bashkë. Tani, vajza e JFK, në krah të Hillarysë

imageKatër vjet më parë, klani i Camelot vendosi të mbështeste Obamën në zgjedhjet brenda partisë, Tani vjen mbështetja për Clintonin: “Shpresoj të kandidojë”

Eshtë shumë më tepër se një mbështetje politike: është një ripajtim dinastik, mes dy familjeve politike më të pushtetshme të Amerikës. Caroline Kennedy, e vetmja pasardhëse ende e gjallë e John dhe Jacqueline Kennedy, zbret në skenë në favor të Hillary Clintonit për garën për Shtëpinë e Bardhë. Zgjedh ta bëjë me ton të butë, por në një datë solemne, domethënë me rastin e vizitës së Barak Obamës në Japoni. Kennedy është ambasadore e SHBA në Tokio, e sapoemëruar. Eshtë ajo që ka pritur presidentin e saj në një vizitë zyrtare me tension të lartë: Omaba është duke përfunduar xhiron e vizitave tek aleatët e tij në Lindjen e Largët, për t’i siguruar ata për mbështetjen e Amerikës në rast të ndonjë agresioni nga ana e Kinës. Eshtë “fronti tjetër” i rigjallërimit të një (pothuajse) Lufte të Ftohtë, përvec Ukrainës. Por ambasadorja Kennedy përfiton që tashmë blicet e aparatëve dhe kamerave janë drejtuar nga ajo, për të shpallur mbështetjen e mbushur me domethënie. “E di që në këtë moment HIllary mendon mbi të gjitha për mbesën që do të vijë në jetë – thotë Caroline – por, përvec se të bëjë gjyshen, duhet të vendosë shpejt për kandidimin, dhe unë shpresoj që ta bëjë”.
Caroline është më autoritarja dhe më e ekspozuara politikisht në klanin Kennedy, pas vdekjes së xhaxhait të saj, Ted. Ajo dhe Tedi ishin protagonistët e një “tradhëtie” të madhe para dy palë zgjedhjesh. Gjatë primareve të vitit 2008 brenda Partisë Demokratike, Hillary ishte në garë kundër Barak Obamës. Të gjithë e mendonin pothuajse të sigurtë që Kennedyt do të ishin nga ana e Clintonit, duke patur parasysh marrëdhëniet e vjetra personale mes dy familjeve. Por, ishte pikërisht Caroline që i ktheu shpinën Billit dhe Hillarysë në janar 2008, duke botuar një artikull tek The Neë York Times me titull: “Një president si im atë”. Një kthesë e jashtëzakonshme. “Deri tani, nuk ka patur asnjëherë një president që të më frymëzojë, ashtu sic thonë se babai im ka frymëzuar një brez tjetër. Sot kam zbuluar njeriun që mund të jetë ai president”. Mbështetja e Caroline për Obamën nuk ishte vetëm individuale, xhaxhai i saj, Tedi, vetëm 24 orë më vonë shpalli të njëjtën zgjedhje. Të mbushur me pasoja. Fakti që krahu kennedyan i partisë demokratike i kthente shpinën Hillarysë për t’i dhënë mbështetje një senatori të ri afro-amerikan nga Chicago, shënoi fillimin e një largimi në masë të establishmentit progresist në favor të yllit që po ngjitej. Clintonët u ndien të goditur pas shpine, dhe mes dy klaneve nisi një ftohhje që do të zgjaste shumë.
Tani, bashkë me paqen dinastike, veprimi i Caroline është një sinjal që i gjithë establishmenti demokratik po përgatitet për të shtrënguar radhët dhe për të zbritur kompaktë në “fushëbetejë”, nëse ish Zonja e Parë dhe njëkohësisht ish Sekretarja e Shtetit do të vendosë të rikandidojë në vitin 2016. Ndërkohë, tani cdo veprim i HIllarysë kalon nën rrezet X. Askujt nuk i ka shpëtuar fjalimi që mbajti gjatë një aktiviteti të ditëve të fundit në Boston. “Ka momente, në jetën e neve gjysheve – tha HIllary – në të cilët shohim një shans, por në të njëjtën kohë na shqetëson dhe na tremb. Mos u kushtëzoni nga ajo që thonë për ju. Duhet të keni forcën e vullnetit për të zbritur në arenë dhe për të luftuar”. Po i fliste drejtores së përgjithshme, apo po i fliste vetes?

 

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *