Home»Horizonti.al»Shkence»STUDIMI I NASA-s/ Ja si shemben qytetërimet. A jemi në rrezik?

STUDIMI I NASA-s/ Ja si shemben qytetërimet. A jemi në rrezik?

Të gjithë qytetërimet e mëdhenj të të kaluarës besonin se mund të zgjasnin në përjetësi, por herët e vonë pësuan një kolaps që më pas i shkatërroi. Studiuesit e lëndës fillojnë të mendojnë se rendi i qytetërimeve është ciklik dhe ka karakteristika të përbashkëta që përsëriten gjatë historisë: pasi arrin shkëlqimin maksimal, vjen pashmangshmërisht një rënie e cila nuk kuptohet menjëherë, dhe si pasojë reagimi është i vonë, shpesh me mjetet e gabuar.

Një studim i financuar nga nga Goddard Space Flight Center i NASA-s, ka mbërritur tashmë në konkluzionin që qytetërimi ynë industrial paraqet simptoma degradimi shumë të rënda dhe është pranë një fundi që, pa ndërhyrjet e duhura, do të vijë shumë shpejt, brenda pak dekadash. Eshtë e cuditshme që një qendër fluturimesh hapësinore të merret me gjërat banale që ndodhin mbi Tokë, por studimi është kryer nga një matematicien i shquar, Safa Motesharrei dhe nga studiues të shkencave natyrore në kuadrin e një disipline të re të quajtur Handy (Human and Nature Dynamics), që përzien ngjarje sociale dhe natyrore për të nxjerrë parashikime për të ardhmen.

Motesharrei dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë një lidhje mes situatës aktuale të planetit me atë të perandorisë romake, të qytetërimit të majave, të mbretërive të Mesopotamisë, të dinastive Han në Kinë, të Mauriave dhe Guptave në Indi. Për shekuj të tërë, sovranët e tyre besonin se mundeshin ta dominonin botën që njihnin, por më pas ndodhi dicka që nuk e kuptuan ose që e nënvlerësuan, një ndryshim i ngadaltë i ekuilibrave që dukej pa ndikim, ose i përballueshëm, por që solli shkatërrimin.

Sipas NASA-s, faktorët e përbashkët mes qytetërimeve të kaluar dhe qytetërimit tonë, janë në  total pesë dhe u duhet kushtuar shumë vëmendje dinamikave të tyre. Janë popullsia, klima, uji, bujqësia dhe energjia. Sa kohë që janë në ekuilibër, qytetërimi përparon. Kolapsi ndodh nëse verifikohen dy kushte socialë precizë, që fatkeqësisht tashmë janë të pranishëm dhe fort madje në qytetërimin tonë: varfërimi i burimeve të disponueshëm dhe shtresëzimi i shoqërisë mes një grupi të formuar nga elitat dhe një mase të njerëzve të zakonshëm.

Kur verifikohet një rrallim i burimeve të disponueshëm, tendenca në qytetërimet e 5000 viteve të fundit ka qenë ajo e ndërprerjes së rishpërndarjes së tepricave tek shoqëria. Me një analizë shumë pranë mendimit marksist, Goddard Space Center thotë që, në kohën e Majave ashtu si sot, kontrolli i ushtruar nga elitat bën që masa, e cila prodhon pasurinë merr mbrapsht një pjesë të vogël, në nivel ekzistence apo pak më shumë. Kjo con në kolapsin e shtresës sociale më të dobët, që megjithatë shoqëohet pashmangshmërisht edhe me shkatërrimin e klasës më të fortë.

Përballë këtyre ngjarjeve, kastat në të kaluarën kanë vazhduar të bëjnë “business as usual”, duke injoruaralarmet dhe duke shkuar drejt fund pa vepruar në mënyrë t ëpërshtatshme. Një situatë shumë e ngjashme me atë të tanishmen në qytetërimin tonë perëndimor, edhe pse shumë shkencëtarë janë të bindur që zhvillimi i teknologjisë do të na shpëtojë nga mungesa e paralajmëruar e burimeve energjetikë, ujit dhe ushqimit për të gjithë. Megjithatë, në këtë drejtim studimi i NASA-s nuk është optimist: teknologjia, sipas tij, përmirëson aftësinë e njeriut për të gjetur burime, por rrit edhe konsumin për frymë. Rritja e produktivitetit në bujqësi dhe në industri kanë sjellë njëkohësisht një rritje të përdorimit të lëndëve të parë.

Sipas Safa Motesharreit dhe grupit të tij të studiuesve, qytetërimi ynë ka ende shanse të shpëtohet, por duhet të veprojë me shpejtësi në tre drejtime: duhet të reduktojë pabarazitë ekonomike, të shpërndajë më mirë burimet duke i përdorur më pak dhe duke mbajtur nën kontroll numrin e banorëve të planetit, nëse është e mundur ta reduktojë madje. Por askush nuk ka iluzione që një projekt i tillë mund të vihet në zbatim në shkallë botërore.

Për reduktimin e banorëve të Tokës as që bëhet fjalë, maksimumi mund të ketë përpjekje për të ulur numrin e lindjeve në Indi dhe në Afrikë, duke parë që Europa po e bën tashmë. Për të kursyer burime, do të duhej të fillonte një modifikim për keq i nivelit të jetesës në botën perëndimore, gjë që pjesërisht po ndodh. Pastaj do të ishte e nevojshme të bindeshin kinezët dhe indianët që, tani që ka ardhur momenti i tyre për të blerë automobilë, lavatrice dhe frigoriferë, duhet të heqin dorë prej tyre për të shpëtuar qytetërimin industrial tek i cili më në fund kanë zbritur. Për të eleminuar pabarazitë, do të duhej të bindej pakica që ka pjesën më të madhe të pasurisë që ta shpërndajë kryesisht tek shumica që ka gjithmonë e më pak para. Me sjellje të mirë, nuk ia ka dalë asnjëherë, askush. / La Stampa – Bota.al

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *