Home»Analiza»PROTESTAT / Paris, skena për zemërimin e të djathtës

PROTESTAT / Paris, skena për zemërimin e të djathtës

parisIshte padyshim mobilizimi më i madh që nga fillimi i vitit. Por, turmat e organizuara nga shoqata “Manif pour tous” nuk arritën të përsërisin suksesin e manifestimeve të vitit 2013 kundër homoseksualëve. Në Paris, manifestuesit ishin 500 mijë sipas organizatorëve, por vetëm 80 mijë sipas llogaritjeve të prefekturës. Ndërsa në Lion, ku duhej të mbidheshin militantët nga i gjithë jugu i Francës, ishin mes 20 dhe 40 mijë persona. Shumë më pak se sa ata 300 mijë që zbritën në sheshin e kryeqytetit në mars 2013, për t’i thënë jo martesave të homoseksualëve.
Përtej shifrave, në këtë fillim viti e djathta reaksionare është rikthyer për të mbushur sheshet që e majta duket se i ka braktisur. Forcat konservatore janë aktive, por shumë më të ndara krahasuar me një vit më parë. Sot, mes manifestuesve, ka katolikë tradicionalistë dhe integralistë, simpatizues të komikut anti-semit Dieudonne dhe intelektualit negacionist Alain Soral, grupe të dhunshëm (PRanvera franceze, grupi Unioni i Mbrojtjes, Blloku identitar): të gjithë subjekte tek të cilët shohin me interes por edhe me maturi, Fronti nacional dhe Ump, partia kryesore e të djathtës franceze.
Në krah të këtyre grupeve ka edhe përqëndrime të tjerë të kontestimit pak a shumë radikal, që dikush dëshiron t’i fusë nën të njëjtin flamur. Sic ndodhi në 26 janar, kur apeli i “Ditës së zemërimit” nxorri në shesh në Paris 17 mijë vetë, sipas prefekturës (120 mijë sipas organizatorëve). Një ditë e zezë, në fundin e të cilës pati 250 të ndaluar pas një mitingu ku fyerjet antisemite, homofobe dhe raciste si dhe quenelles-et (xhesti i shpikur nga Dieudonne, një lloj përshëndetjeje naziste por në krah të kundërt) mbizotëruan në krahasim me sloganët kundër taksave. “Manif pour tous” kish refuzuar të merrte pjesë në miting, ndërkohë që disa drejtues të Ump deklaruan se e “kuptojnë” zemërimin e manifestuesve duke dënuar megjithatë sloganët më fyes.
Të martën në 2 shkurt, në të përditshmen Le Parisiene, Robert Badinter, intelektual dhe politikan socialist, vërejti se “është e para herë qysh prej fundit të pushtimit nazist që në rrugët e Parisit dëgjohen thirrjet ‘Jashtë hebrenjtë!’” Badinter u shpreh edhe i hidhëruar nga reagimi shumë i dobët i partive demokratike dhe kritikoi “degjenerimin e debatit politik”. Në 31 janar, me rastin e një konference shtypi gjatë takimit franko-britanik të Oksfordit, presidenti Fransua Hollond, ndonëse përsëriti të drejtën e gjithkujt për të manifestuar, nënvizoi rëndësinë e “vigjilencës ndaj lëvizjeve ekstremiste e raciste, që nuk kanë kufij dhe që përpiqen të krijojnë një klimë të favorshme për idetë e tyre”.
Objektivat e vërtetë
Martesa e homoseksualëve është tashmë një realitet i konsoliduar (më shumë se 2013 të tilla në 2013) dhe ministrja për familjen Dominique Bertinotti ka përsëritur disa herë që riprodhimi i asistuar prej mjekëve dhe amësia me zëvendësim (ose kur një grua ofrohet për të cuar përpara shtatzaninë për llogari të individëve apo cifteve sterilë) nuk do të jenë pjesë e ligjit të ri për familjen.
Në këtë situatë, mobilizimet e të djathtës integraliste tregojnë më shumë një vullnet për të krijuar klimë tensioni se sa kundërshtimin ndaj një projekti politik të mirëidentifikuar. Një klimë që duket se ka gjithnjë e më shumë një frymëmarrje europiane, sic e tregon ofensiva ndaj ligjit për abortin e qeverisë spanjolle të kryeministrit Mariano Rahoi.
Në Paris, marshimi për jetën, një takim i përvitshëm i katolikëve kundër abortit, u përqëndrua kundër një modifikimi të ligjit për ndërprerjen e shtatzanisë, parashikuar prej masave të reja mbi barazinë e gjinisë, miratuar në 28 janar. Objektivi final i manifestuesve është shfuqizimi i ligjit mbi abortin. Kjo ofensivë, që në 18 janar kish fituar dhe miratim politik 6 ditë nga vizita e Fransua Hollond në Vatikan, shërbeu për të risjellë intimitetin e personave në qendër të debatit politik. Në fund të fundit pikërisht ky ishte qëllimi i manifestimeve të fundit heterogjenë. Por ndërkohë që në 2013, “Manif pour tous” kishte armiq të mirëidentifikuar – martesat mes homoseksualëve dhe ministren e drejtësisë, Christiane Taubira – sot kundërshtari është “familjofobia” e supozuar e qeverisë, domethënë pozicioni i saj ndaj përcaktimit të koeficientit familjar, mbi lënien e amësisë dhe atësisë, mbi statusin e prindit të përftuar si dhe dhënien e cifteve të homoseksualëve të të drejtës për riprodhimin e asistuar. Të gjithë elementë që sipas manifestuesve të të djathtës, paralajmërojnë ardhjen e një shoqërie që duhet refuzuar në bllok.
Në këto pozicione gjendet edhe deputeti i UMP, Herve Mariton, në vijën e parë kundër martesës për të gjithë. Bashkë me politikanë të tjerë të të djathtës e mbi të gjitha të të djathtës ekstreme, në javët e fundit Mariton është përpjekur të “kalërojë” edhe një tjetër frikë: futjen në shkolla të teorisë së gjinisë, që mendohet të fshihet prapa programit të ABCD së barazisë dhe që mbështetet nga ministrat e arsimit dhe të drejtave të grave, Vincent Peillon dhe Najat Vallaud Belkacem. Rezultat i këtij mobilizimi ishte e ashtuquajtura “dita e tërheqjes nga shkolla”: në protestë ndaj këtyre risive, në 24 janar shumë prindër nuk i dërguan fëmijët në shkollë. Ishte një bojkotim spektakolar dhe i ndjekur shumë nga mjetet e informimit, por sipas ministrisë së arsimit ndodhi vetëm në njëqind e ca shkolla nga 48 mijë që ka gjithë vendi.
Mes nxitëseve të këtij operacioni është Farida Belghoul, ish militante antiraciste dhe tashmë shumë pranë të djathtës ekstreme dhe ideologut antisemit, Soral. Në 31 janar, Christine Boutin, ish ministre në qeverinë e Nicolas Sarkozy dhe shumë pranë mjediseve katolikë integralistë botoi një foto në Tuiter ku duket qartë afërsia e sah me Belghoul. Një lidhje e papritur, që si majtas, ashtu dhe djathtas ngjall frikë për lindjen e një Tea party franceze, në skajet e partive tradicionale dhe kundër institucioneve. Ndoshta pikërisht ky është rreziku kryesor.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *