Home»Analiza»PERMBLEDHJE / Rreth botes ne 7 dite

PERMBLEDHJE / Rreth botes ne 7 dite

worldnews– Në UKRAINE, presidenti rus Vladimir Putin i vendosi trupat në gjendje gatishmërie pas disa ditësh retorikë të ashpër prej zyrtarëve të lartë rusë, që pasoi rrëzimin e aleatit të tyre, presidentit ukrainas Viktor Janukovic. Tensioni pësoi rritje në rajonin e Krimesë, ku rusët përbëjnë grupin më të madh etnik. Ndërkohë, udhëheqja e re properëndimore e Ukrainës emëroi kabinetin, duke i hapur rrugën bisedimeve me FMN.

– Në TURQI, kryeministri Rexhep Taip Erdogan u dëgjua në një përgjim tek i thoshte të birit që të largonte miliona euro nga sytë e prokurorit, në një telefonatë të rregjistruar e cila më pas u publikua në YouTube. Erdogan deklaroi se rregjistrimi ishte fals. Pas publikimit, në Stamboll shpërthyen protestat.

– Në ITALI, kryeministri i ri, Mateo Renzi mori mbështetjen e Senatit italian për qeverinë e tij. Në një fjalim para votimit, Renzi shpalli një program reformash që tingëllonin ambicioze, por që u mungonin detajet.

– Në ESTONI, kryemiistri Andrus Ansip shpalli dorëheqjen e tij. Ai ishte kreu i qeverisë më jetëgjatë në BE, pasi e mbante këtë detyrë që nga 2005-a. Ai largohet para fundit të mandatit, me qëllimin që të rrisë shanset e fitores në zgjedhjet e Marsit 2015 për Partinë e tij të Reformave.

– Në VENEZUELE, protestat u përkeqësuan pasi protestuesit e opozitës dhe forcat antiqeveritare vazhduan përplasjet në shumë qytete. Të paktën 13 vetë kanë vdekur gjatë trazirave, deri tani. I përballur me mangësi në mallrat bazë, presidenti Maduro pranoi rritjen e fleksibilitetit të normës së këmbimit të valutës.

– Në AFGANISTAN, presidenti Hamid Karzai mori një paralajmërim të fortë nga presidenti Obama, se mund të tërheqë trupat amerikanë këtë vit. Zyrtarët amerikanë thanë se kjo ndodh ngaqë Karzai ka refuzuar të firmosë një marrëveshje për sigurinë. Ndërkohë, një sulm i talebanëve në një postbllok shkaktoi vdekjen e 19 ushtarëve afganë.

– Në EGJIPT, qeveria dha krejt papritur dorëheqjen, në vijim të protestave që e kanë paralizuar vendin. Ministrit në largim të strehimit, iu kërkua që të formojë një qeveri të re. Prite që al_sisi, kreu i ushtrisë, të shpallë se do të kandidojë për president në zgjedhjet që pritet të mbahen gjatë dy muajve të ardhshëm.

– Në MEKSIKE, zyrtarë të policisë dhe të SHBA përshëndetën kapjen e Joaquin El Chapo Guzman, një prej lordëve të karteleve të drogës që udhëhiqte kartelin Sinaloa në Meksikë, dhe kish fituar një status prej pothuaj legjende pasi ishte arratisur nga burgu në 2001. SHBA kërkuan ekstradimin e tij. Autoritetet meksikanë duan ta mbajnë në vend.

Nuk ka komente

Vendos komentin tend

Your email address will not be published. Required fields are marked *